MENU
klinika

Studimi

Çfarë i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?

02.02.2019 - 13:48

Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Këto dhimbje mund t’i përjetoni pas një nate me gjumë të dobët, kur keni pasur stres ose mund t’i përjetoni edhe rregullisht.

Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë e trupit. Në orët e hershme të mëngjesit, niveli i dhimbjes së brendshme të trupit mund të jetë i vogël. Gjatë kësaj kohe, trupi mund të prodhojë më shumë adrenalinë e kjo rezulton në dhimbje të kokës.

Çrregullimet e gjumit mund të jenë po ashtu shkaktarë të dhimbjeve të kokës në mëngjes. Njerëzit me çrregullime të gjumit janë 2 deri në 8 fish më të prirë të kenë dhimbje të tilla.

Migrena dhe dhimbjet e kokës në mëngjes

Migrena mund të jetë shkaktari i dhimbjeve të hershme të kokës. Më shumë se 29 milionë amerikanë vuajnë nga migrena – ndërkaq ky lloj i dhimbjes së kokës ndikon në aftësinë tuaj për të funksionuar. Gjysma e këtyre dhimbjeve fillojnë mes orës 4 dhe 9 të mëngjesit, ndërkaq deri në 50% të personave me migrenë kanë probleme me gjumë.

Pagjumësia

Pagjumësia është shpeshherë shkaktar i dhimbjeve të kokës në mëngjes. Pagjumësia mund të trajtohet në shumë mënyra, por paraprakisht duhet të konsultoheni me doktorin tuaj.

Depresioni dhe ankthi

Në një studim të publikuar në revistën ‘Journal of the american Medical Association’, faktorët më të rëndësishëm të dhimbjeve kronike të kokës në mëngjes kishin qenë ankthi dhe depresioni. Këto probleme të shëndetit mendor mund të shpijnë edhe në pagjumësi, e që pastaj vetëm rritet rreziku i dhimbjeve të kokës në mëngjes.

Përdorimi i medikamenteve apo konsumimi i alkoolit

Edhe alkooli dhe ilaçet mund të jenë shkaktarë të dhimbjeve të kokës. Medikamentet mund t’jua pengojnë gjumin, ndërkaq konsumimi i alkoolit ndikon që të mos bëni mjaftueshëm gjumë dhe të keni dhimbje të kokës.

Lehtëson të përzierat dhe lufton erën e keqe të gojës

Përftimet kryesore të mentes

Ja si të ndikoni në vetëm 3 hapa

Dëshironi të përmirësoni aftësitë bindëse?

Do të habiteni kur të shihni se çfarë do të ndodhë me rrobat tuaja

Çfarë bëjnë 3 lugë sheqer kur i shtoni në lavatriçe?