MENU
klinika

Deklaratat

Debati te ‘Ligjet’/ Xhafaj: Nuk duhet ndërhyrë në rregulloren e Kuvendit

06.02.2019 - 11:38

I pranishëm në Komision e Ligjeve ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj e cilësoi aspak të mirë ndërhyrjen në rregulloren e Kuvendit.

Nuk është gjë e mirë që të ndërhyhet në rregulloren e kuvendit. 8 here nga 2005 deri tani është ndryshuar rregullorja. Megjithatë ku ka nevojë mund të ndërhyhet. Dakord që duhet të jetë një proces konsensual. Propozimet meritojnë vëmendje që të kemi një projek që të jetë i qëndrueshëm në kohë. Duhet te perqendrohet tek roli i deputetit në procesin ligjbërës dhe në marrëdhëniet me zgjedhësit. Këtë do dëshiroja të shihja. Ndryshimet e bëra ndër vite kanë zbehur rolin e deputetit që janë shndërruar në kartona se sa në integritetin e tyre.Duhet parë edhe mënyra se si funksionojnë komisionet parlamentar dhe nuk ka pse të nxitojmë ndonjëherë. Duhen parë edhe cilësia e stafeve në komisione dhe të deputetëve. Dispozitat për komisionet parlamentare dhe ato të posaçme janë të paqarta. Proceset e monitorimit parlamentar janë të dobëta. Jo thelbësor ku duhet të shqyrtohet, rëndësi ka thelbi i rregullores në përputhje me kushtetutën. Kalimi në këshillin për mandatet dhe rregulloren mund të jetë momenti final, pasi të jetë diskutuar në komisionin e ligjeve”, u shpreh ai.

Gjatë Komisionit, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj kërkoi që forca e kartonit të mos përdoret nga mazhoranca.

“Ka kërkesë e rregullores që po deformohet. Kërkoni të bëni ndryshime në rregulloren që ju nuk e respektoni. Çdo tentativë për klonim të rregullores kalon në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores. Vazhdojnë të jenë të shkruara propozimet e PS për imunitetin e deputetit.

Çfarë diskutimi bëni, çfarë do thotë kur të diskutohen nën do e heqim. Por edhe mund të mos e hiqni. Duam ta fusim në këshill në mënyre që mazhoranca të mos përdorë forcën e kartonit. Plotësoni kërkesën tonë, hiqni dorë sepse përgjërimët me fjalë nuk çojnë askund”, tha ai.

Nga ana tjetër deputeti socialist, Ulsi Manja e cilësoi një debat të ezauruar.

“Ky është debat i ezauruar. Ka pasur raste që ndryshimet në rregullore kanë kaluar në komisionin e ligjeve”, u shpreh ai.

Deputetja socialiste, Vasilika Hysi nisur nga fjala e Alibeajt për imunitetin e deputetëve, u shpreh se imuniteti i hiqet vetëm në rastet e arrestimit dhe kontrollit të banesës.

“Nga viti 2012 deputetet nuk kanë imunitet perveç arrestimit dhe kontrollit të banesës. Rregullorja duhet të jetë në perputhje me Kushtetutën. Nuk duhet bërë politikë”, u shpreh ajo.