MENU

Deklarata e Mustafës

“Dialogu për kufijtë, agresion ndaj territorit të Kosovës “

14.02.2019 - 16:34

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi disa ditë më parë se do të ketë një korrigjim të lehtë të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo deklaratë është dënuar me tone të ashpra nga Isa Mustafa, i cili ka reaguar në rrjetet sociale duke e quajtur si të papranueshme këtë qasje.

Ai shtoi se hapja e dialogut mes dy vendeve në këmbim të territoreve do të jetë një agresion ndaj shtetit të Kosovës.

isa mustafa konica.al
isa mustafa konica.al

“Qytetarë të nderur, Për LDK-në, kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm. Është i ndaluar dialogu për kufijtë, për territorin, për pavarësinë e shpallur më 17 shkurt 2008! Hapja e dialogut për kufijtë, është vetagresion ndaj shtetit dhe territorit të Kosovës. Nëse dikuj i ka mbetur të bëjë pazare me korrigjimin e kufijve, ai mund të korrigjoj vetëm mexhat e arave të veta, jo kufijtë e Kosovës. IM”, shkruan ai.