MENU
klinika

Dyshimet e para

Digjen 5 makina në Vlorë, një nga automjetet në pronësi të…

26.02.2019 - 08:34

Një ngjarje e papritur ka zgjuar Vlorën mëngjesin e sotëm.

Pesë makina janë shkrumbuar gjatë natës, teksa ishin në parkim, në lagjen “Pavarësia” të Vlorës.

Mësohet se njëra nga makinat e djegura është në pronësi të një punonjësi të Bashkisë Vlorë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Si pistë hetimore nuk përjashtohet ndonjë zjarrëvënie e qëllimshme.