MENU
klinika

Dokumentari për familjen

Dukesha Markle po përçan vëllezërit!

05.02.2019 - 18:08

Ajo është një aktore dhe ndoshta ky fakt ka bërë që të rrëmbejë të gjithë vëmendjen në familjen mbretërore. E kemi fjalën për dukeshën Meghan Markle, e cila që në momentin e parë të lidhjes me princin Harry tërhoqi mediat rozë.

Por për Meghan shpesh ka pasur lajme se ajo nuk është se pëlqehet shumë nga familja, madje ditë më parë u fol edhe për një ndarje të mundshme edhe pse nuk pati ndonjë reagim për këtë.

Një dokumentar i ri ka treguar se vëllai i madh, princi William nuk ishte dakord që marrëdhënia e tyre të ecte aq shpejt. Thuhet se kjo gjë ka ndikuar në raportet mes vëllezërve duke shkaktuar zënka në familjen mbretërore.

“William ishte mjaft i shqetësuar se marrëdhënia e tij po ecte shumë shpejt. Dhe duke qenë i afërt me Princin, në fakt ishte i vetmi që mund t’i thoshte Harry-t, ‘Duket se gjërat po lëvizin shumë shpejt, a je i sigurt?’”, tha eksperti Katie Nicholl.

Meghan Markle , Elizabeth


Ai shtoi se Princi Harry është i dashuruar kokë e këmbë me bashkëshorten dhe e konsideroi këshillën si një kritikë dhe nuk dëshironte që ata të ishin bashkë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN