MENU
klinika

Formula 1

Dy skuderi prezantojnë makinat e reja

12.02.2019 - 11:48

Ka nisur prezantimi i makinave të Formula 1. Pas Haas, makina e dytë që ka zbuluar njëvendëshen e saj për Botërorin 2019 është Toro Rosso. Skuderia nga Faenza, makina satelit e Red Bull, ka bërë prezantimin e saj përmes internetit.

Një makinë thuajse e tëra në ngjyrën blu, gërshetuar me të bardhë dhe disa shirita të kuq. Makina e re Toro Rosso quhet STR14 dhe këtë vit do të përdorë motorin Honda, ashtu sikurse edhe ajo Red Bull.

Ndryshimet e reja aerodinamike ishin të dukshme në të gjitha pjesët e makinës. Një vit më parë, makinat Toro Rosso u klasifikua në vendin e 9-të, një dështim, ndaj këtë sezon synohet një paraqitje më e mirë.

Pilotët e saj për sezonin 2019 të Formula 1 janë rusi Daniil Kvyat, që rikthehet në pistë pas dy sezonesh pushim si dhe anglo-tajlandezi Alexander Albon.

Po ashtu, është prezantuar edhe Williams, që sezonin e ri do të ketë një emër të ri, Rokit Williams Racing. Kjo kushtëzuar nga bashkëpunimi që makina britanike ka me sponsorin e saj të ri, Rokit.

Makina e re Williams (FW42) dhe do të pilotohet nga Robert Kubica e George Russell. Një njëvendëshe tërësisht e re për sa i përket paraqitjes së saj të jashtme, shumë larg asaj tradicionale me ngjyrë të bardhë.

Makina e re është ngjyrë blu e hapur dhe me të bardhë. Njëvendëshja e re ka shumë ndryshime këtë sezon për sa i përket pilotëve që do ta ulen në të.

Rikthehet veterani Robert Kubica (pas 8 vitesh), që do të ketë në krah një të ri të talentuar si Russell. Një dyshe që ka si objektiv rikthimin e Williams në nivelet e dikurshme, kur shpallej kampione në Formula 1.