MENU
klinika

Letërsia botërore

Eugenio Montale dhe Irma Brandeis: Mbi vullkan një lule

12.02.2019 - 15:31

Në universin e shqetësimeve dhe zbrazëtisë, e vetmja pikëmbështetje shpëtimi rezulton të jetë epifania e gruas që deshi aq shumë, interpretuar si gruaja-engjëll, njëlloj si poetët mesjetarë. Kush ishte muza e Montales?

“Filozofia ime? Nuk kam. Kanë nxjerrë më shumë se një nga vargjet e mia, por gabimisht. Për mua poezia është çështje kujtese dhe dhimbjeje”, – kështu shkruan Eugenio Montale në një nga letrat drejtuar Irma Brandeisit, protagonistes së padiskutueshme të koleksionit të poezive “Mundësitë”.

Të dy takohen në Firence, në vitin 1933, me vullnetin e gruas, një amerikano-italiane e dëshiruar për të takuar poetin e “Kockat e seprave”. Poeti u magjeps nga bukuria e gruas dhe u dashurua çmendurisht: Irma Brandeis u shndërrua kështu në burim frymëzimi për autorin.

Megjithatë, dashuria e tyre nisi në një moment historik absolutisht të gabuar: gruaja e re, me origjinë çifute, kthehet në Nju Jork për shkak të ligjeve racore. Prej atij momenti, përkundër përpjekjeve të vazhdueshme për të arritur muzën e tij, Montale nuk do ta shohë kurrë.

 

Zjarri i dashurisë së tyre do të ushqehet nga korrespondencat e shumta dhe autori do të kultivojë, në vend të një dashurie mishi dhe pasioni, një dashuri platonike, e cila do të konfigurohet në poezitë e tij si dashuri shpëtimtare, engjëllore.

Vlera e këtij shpëtimi vërtetohet nga letrat: vetë Montale do të shkruajë: “Unë mendoj se ti mund të më shpëtosh”. Më pas vijon: “Nuk dua asgjë tjetër, veçse të mendoj me kokën tënde dhe të shoh me sytë e tu”.

Për më tepër, gruaja do të interpretohet nën pseudonimin e Clizia, e mishëruar në karakterin mitologjik ovidian, refuzuar nga Dielli, nga dashuria e saj, dhe shndërruar në një luledielli; pra, e detyruar në këtë mënyrë të ndjekë lëvizjen e tij. Clizia mishëron për poetin shembullin e një dashurie ideale, por të pamundur, vazhdimisht e penguar nga peripecitë e vetë jetës.

Të shumta janë poezitë që vërtiten qark epifanisë. Falë dedikimit të përfshirë në edicionin e dytë të “Mundësitë”, kritika arrin në pohimin e sigurt se gjithë përmbledhja vërtitet nga dashuria për gruan, një ndjesi që me siguri fshihet në koleksionin e parë, në të cilin prerogativa ishte promovimi i poezisë përmes gjërave të thjeshta, në kundërshtim të fortë me poezinë avangarde të Ungaretit, bashkëkohësit të tij.

Vetë titulli “Mundësitë” i referohet një përvoje të veçantë të modernitetit: mundësi rikuperimi i një çasti të jetuar, mundësi si një takim atavik i transmetuar me një koherencë realiste. Pjesa e dytë e këtij koleksioni hapet me epigrafin e G.A. Becquer, poet spanjoll i shekullit të nëntëmbëdhjetë: Mbi vullkan një lule.

Epigrafi nënkupton nevojën për të kundërshtuar heshtjen, ashpërsinë dhe rendin e poezisë, prandaj lulja, përkundër kaosit, fenezisë kolektive, fragmentarizmit ekzistencial dhe historik (Montale shkruan në hapësirën midis dy Luftërave Botërore), gjurmohet në imazhin e vullkanit. Për më tepër, jo vetëm në aspektin intim, duke kundërshtuar pozitivitetin e simbolit të lules, megjithëse e brishtë dhe shpresdhënëse, por deri në procesin shkatërrues të vullkanit, mund të lexohet si një valë optimizmi që rrallë del midis rreshtave të autorit.

Pa dyshim rimerret edhe Dante, veçanërisht për korrelacion midis ferrit dhe modernizmit kaotike. Ferri është në të vërtetë një rezervuar, nga i cili autori modern mund të tërheqë për të rrëfyer bashkëkohshmërinë e tij. Delikatesa e lules, veçanërisht e një luledielli, për rimëkëmbjen e mitit ovidian, i cili shpëton poetin nga shpërthimet e vazhdueshme shkatërruese që karakterizojnë jetën. Një Beatriçe bashkëkohore, e cila do ta ngrohë zemrën e poetit për vite, pavarësisht distancës.

Mbi vullkan një lule: një slogan që përfshin kaq shumë ngjyrime kuptimore, aktuale edhe për ditët e sotme, ku mbizotëron bjerrja e kuptimit dhe humbja e idealeve. Përdoret pena si mjet luftimi, një mjet inteligjent për të zbuluar abuzimet dhe për të sjellë paqen në kaos. Përpiquni të gjeni lulen tuaj dhe mbrojeni atë nga idealet e rreme, nga gënjeshtra. Gjithçka duke filluar, siç bëri Montale, nga gjërat e vogla dhe të thjeshta.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!