SHBA beson se me ngadalësimin e rritjes kineze, udhëheqësit e Kinës janë të dëshpëruar për një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës dypalëshe tregtare, e cila mund të rifillojë pas 1 marsit, kur armëpushimi aktual 90-ditor përfundon. Por nuk është kështu…
Administrata e Presidentit të SHBA Donald Trump e ka nënvlerësuar Kinën. Me ngadalësimin e ekonomisë kineze, SHBA-ja beson se Kina është e dëshpërua për t’i dhënë fund luftës tregtare.
Po, ekonomia kineze është dobësuar ndjeshëm gjatë disa muajve të fundit. Por, në kundërshtim me perceptimet e SHBA se kjo është për shkak të strategjisë së saj të suksesshme tarifore, rënia e Kinës ka qenë kryesisht e vetëshkaktuar.
Për të shmnagur rreziqet, Kina ka shfrytëzuar avantazhin e saj të brendshëm: fleksibilitetin e politikave.
Foto e marrë nga Money and Markets
Ndërkohë, shkalla e kursimit të brendshëm të Kinës në vitin 2018, në 45% të PBB-së, ishte gati dy herë e gjysmë më shumë se norma e SHBA-së prej 18.7%. Megjithëse norma e kursimit të Kinës ka rënë nga kulmi i vitit 2008 prej 52%.
Këto disparitete kursimi tregojnë një ndryshim kritik në mbështetjet e investimeve të potencialit të rritjes së ekonomive. Investimi i Kinës ishte 44% e PBB-së së saj në 2018, më shumë se dyfishi i SHBA. Dhe, duke pasur parasysh stokun e vjetër të kapitalit të Amerikës, pabarazia midis pozicioneve neto të investimeve për rritjen e kapaciteteve të dy ekonomive është edhe më emadhe . Kjo tregon përparësinë relative të Kinës në financimin e kërkesave, siç janë urbanizimi, investimi në infrastrukturë, kapitali njerëzor, dhe kërkimi dhe zhvillimi, etj.
Për më tepër, hendeku i kursimit mes Amerikës dhe Kinës ka gjasa të zgjerohet edhe më tej në vitet në vijim.
Foto e marrë nga Financial Times
Në fund, forca ekonomike është relative. Fuqia aktuale e ekonomisë amerikane duket afatshkurtër.
Kina është kundërta: dobësia afatshkurtër e sotme duket se nuk do të zgjasë zgjas shumë. Ky realitet do të vijë si një zgjim për negociatorët e SHBA-së, të cilët po e keqkuptojnë totalisht fuqinë e Kinës dhe përfitimet nga një marrëveshje tregtare.
Stephen S. Roach, ish-Kryetar i Morgan Stanley Asia dhe ekonomisti kryesor i firmës, është një anëtar i lartë në Institutin Jackson të Çështjeve Globale të Universitetit të Yale dhe një lektor i lartë në Shkollën e Menaxhimit të Yale.