Kosova ka marrë një urim special në 11-vjetorin e Pavarësisë së saj. DJ i famshëm amerikan, i cili është përfolur së fundmi edhe për një lidhje të mundshme me këngëtaren shqiptare Era Istrefi, ka uruar Pavarësinë e Kosovës.
“Femrat e Kosovës po e pushtojnë botën”, ka shkruar ai ndër të tjera bashkëngjitur një fotoje së bashku me Era Istrefin.
Diplo ka plotësisht të drejtë, pasi jo vetëm Era Istrefi, por Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha e jo vetëm janë në majat e muzikës botërore.
Natyrisht se nuk ka munguar edhe komenti i Erës, e cila ka shkruar: “O Zot, të dua”. Një koment e ka shkruar edhe motra e Rita Orës, Elena, duke shprehur pëlqimin e saj për 24-vjeçaren: “Dashuri, Era Istrefi”.