MENU
klinika

Zv.kryeministri italian takon "Jelekverdhët"

Franca-Italisë: Mos ndërhyni në punët tona!

07.02.2019 - 10:55

Franca ka paralajmëruar zëvendëskryeministrin italian Luigi Di Maio që të mos ndërhyjë në politikën e vendit pasi u takua me protestuesit francezë “jelekverdhë”.

“Ky provokim i ri është i papranueshëm midis vendeve fqinje dhe partnerëve të BE”, tha ministria e jashtme franceze.

Di Maio, kreu i lëvizjes populiste italiane “Pesë Yje”, u takua të martën me dy udhëheqës të protestave anti-qeveritare. “Era e ndryshimit po kalon nëpër Alpe,” tha Di Maio (në italisht).

Ai gjithashtu ka postuar një fotografi të vetën me kreun e “Jelekverdhëve”, Christophe Chalençon dhe Ingrid Levavasseur, i cili kryeson listën e “Jelekverdhëve” për zgjedhjet në Parlamentin Evropian në maj.

Takimi u zhvillua pranë Parisit.

Marrëdhëniet midis Francës dhe Italisë kanë qenë të tensionuara që kur në Itali në qershor 2018 erdhi në pushtet Lëvizja Five Star (M5S) dhe partitë e krahut të djathtë.

Në janar, pati përsëri përplasje pasi Di Maio tha se Parisi kurrë nuk e kishte ndaluar kolonizimin e dhjetëra shteteve afrikane, dhe se po i varfëronte edhe më shumë ato.

Më herët, zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini, ka thënë se Presidenti Emmanuel Macron ishte përgjegjës për protestat e “jelekëve të verdhë” që kanë tronditur Francën.

Salvini është përplasur në mënyrë të përsëritur me Macron në të kaluarën mbi politikën e emigracionit dhe i ka konsideruar protestat anti-qeveritare që po trondisin Parisin si dëshmi se presidenti francez ka humbur ndikimin e tij politik.

Lëvizja filloi si një protestë kundër rritjes së taksave të naftës, e cila është përdorur gjerësisht nga shoferët francezë dhe ka qenë prej kohësh më pak e taksueshme se llojet e tjera të karburantit. Macron fajësoi çmimet botërore të naftës për tre të katërtat e rritjes së çmimeve, por tha se taksat më të larta për lëndët djegëse fosile ishin të nevojshme për të financuar investimet e energjisë së rinovueshme.

Protestuesit dolën në rrugë duke veshur xhaketa të verdha të dukshme që kërkohen të mbahen në çdo automjet nga ligji francez. Por protestat shpërthyen gjithashtu mbi çështje të tjera, duke përfshirë thirrjet për paga më të larta, taksa më të ulëta, pensione më të mira dhe kërkesa më të lehta për hyrjen në universitet.