MENU
klinika

55% duan që të përfundojnë

Francezët të lodhur nga protestat e “Jelekverdhëve”

25.02.2019 - 16:37

Niveli i interesit në zgjedhjet e Parlamentit Europian mund të favorizojë partinë e Presidentit Macron, tregon sondazhi.

Një shumicë e popullit francez dëshiron që protestat e “Jelekverdhëve” të përfundojnë, sipas një sondazhi të publikuar të hënën, që gjithashtu tregon një rritje në popullaritetin e Presidentit Emmanuel Macron.

Pesëdhjetë e pesë përqind e të anketuarve nga Odoxa, një institut hulumtimi i pavarur, tani duan që lëvizja antiqeveritare “Jelekverdhëve”, të marrë fund, pas tre muajsh protestash, shpesh të dhunshme , dhe kjo është hera e parë që mbështetja për lëvizjen ka rënë, njoftoi France Inter.

Sondazhi tregon gjithashtu një rritje në interesin e votuesve në zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Evropian në maj, votimi i parë kombëtar që nga Macron u votua në maj 2017. Ndërsa interesi për votimin evropian u rrit në 62 përqind në sondazhin e fundit, nga 54 përqind në dhjetor.

Foto e marrë nga BBC

Sondazhi tregoi se 72 përqind e francezëve më të pasur nuk e miratojnë lëvizjen “Jelekverdhët”.

“Lodhja” nga “Jelekverdhët” po e ndihmon Macron të kthehet në nivelet para-protestuese të popullaritetit. Pas uljes në tetor-dhjetor, në vetëm 27 për qind, presidenti ka kompensuar pjesën më të madhe të kësaj rënie, me 32 përqind të të anketuarve në sondazhin e fundit që pranojnë se ai është një “president i mirë”.

Në fillim të protestave, më shumë se 80 për qind e publikut i mbështetën ata, duke paraqitur sfidën më të madhe për Macron që kur ai mori detyrën në vitin 2017. Vlerësimet e tij të miratimit më pas ranë, por shumë njerëz që prej asaj kohe kanë rivlerësuar si presidentin ashtu edhe protestuesit.

Protestat filluan për të kundërshtuar taksat e karburantit dhe koston e lartë të jetesës, por lëvizja që atëherë u zgjerua në një revoltë më të përgjithshme kundër një klase politike të parë si jashtë kontaktit me njerëzit e thjeshtë. Protestuesit janë veçanërisht të zemëruar me presidentin 41-vjeçar, një ish-bankier dhe kundërshtojnë reformat e tij pro-biznesit.

Foto e marrë nga France 24

Macron fajësoi çmimet botërore të naftës për tre të katërtat e rritjes së çmimeve, por tha se taksat më të larta për lëndët djegëse fosile ishin të nevojshme për të financuar investimet e energjisë së rinovueshme.

Rreth 46,600 protestues dolën në rrugët e qyteteve franceze të shtunën e kaluar, sipas shifrave të ministrisë së brendshme, pak më shumë se fundjavën e kaluar, por shumë më pak se 250,000 llogariten në kulmin e demonstratave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Protestat në Francë

‘Jelekverdhët’ ja dolën!

Shqetësimet e Ministrit të Financave

‘Jelekverdhët’, katastrofë ekonomike për Francën

Arrestohet lideri i protestuesve

“Jelekverdhët” morën fund?!