MENU
klinika

“Brit 2019”

Fustani i Dua Lipës bëhet objekt debati në Britani

21.02.2019 - 17:41

Dua Lipa triumfoi mbrëmjen e së mërkurës në “Brit 2019”, ku bashkëpunimi me Calvin Harris “One Kiss” u zgjodh si kënga më e mirë britanike.

dua lipa

Por mbrëmja nuk u mbyll këtu për këngëtaren me origjinë shqiptare dhe shkas u bë fustani i saj, me të cilin për hir të së vërtetës dukej e mrekullueshme, por debatet ishin të mëdha.

Të shumta ishin komentet se zgjedhja e fustanit të kaltër me yje mund të ishte politike e se fustani i saj dukej si Flamuri Evropian, i cili duket si përgjigje kundër klimës aktuale të Brexit. Për këtë shkroi edhe e përditshmja britanike, express.co.uk.

Disa prej komentuesve shkruanin se veshja e saj e kaltër me yje të bardhë i referohen flamurit të vendlindjes së saj, Kosovës.

Megjithatë, Dua nuk ka reaguar të paktën deri tani, por e rëndësishme për të është fakti që rrëmbeu një çmim shumë të rëndësishëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN