MENU
klinika

Tjetër trofe

“Më e mira në Britani!” Duan s’e ndal më as Rita

20.02.2019 - 23:44

Tashmë Dua Lipën nuk e ndal më asgjë, madje… as Rita Ora! Ajo tashmë numëron edhe një trofe më shumë, kjo ngaqë kënga “One Kiss”, të cilën ajo interpreton në bashkëpunim me Calvin Harris, ka arritur të shpërblehet me një nga çmimet e “Brit Awards”.


“One Kiss” është shpërblyer me çmimin “Kënga më e mirë britanike e vitit”. Dyshja janë ngjitur të emocionuar për të marrë trofeun në skenë, ndërsa kanë përshëndetur fansat e tyre duke i falënderuar për suksesin që i dhanë këngës “One Kiss”.

DJ Calvin Harris ka bërë një përshëndetje të veçantë për artisten shqiptare, e cila është interpretuese e gjithë pjesës tekstuale të këngës.

View this post on Instagram

BRIT's ??? #dualipa #loves

A post shared by Dua Lipa ?? (@dua1ipaa) on

Ky çmim, ku mundi edhe Rita Orën në këtë kategori, vjen pas dy çmimeve ‘Grammy’ që ajo mori vetëm pak javë më parë në “Grammy Awards 2019”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN