MENU
klinika

Jo të gjithë të kënaqur

Gabimi në “Grammy” që “çmendi” fansat e Drake

11.02.2019 - 22:57

Jo të gjithë dolën të kënaqur nga mbrëmja madhështore e çmimeve “Grammy”. Një pjesë e publikut u lumturuan kur artistët e tyre të preferuar u ngjitën në skenë për të pranuar çmimet e tyre, ndërsa pjesa tjetër kanë patur ankesa nga më të ndryshmet.

Ndër më të përfolurat është edhe fakti se disa prej artistëve që rrëmbyen kupat në “Grammy” i’u mbyllën mikrofonat gjatë fjalimit të tyre.

61st Grammy Awards – Show – Los Angeles, California, U.S., February 10, 2019 – Drake wins Best Rap Song for “God’s Plan”. REUTERS/Mike Blake – HP1EF2B089O5S

Ndër ta përfshihen Cardi B, Dua Lipa dhe më i komentuari Drake. 32-vjeçari doli fitimtar në kategorinë kënga më e mirë rep, por fjalimi i tij u ndërpre gjatë transmetimit.

Teksa po i tregonte artistëve të rinj që nuk kanë nevojë për një “Grammy” që të jenë fitues, mikrofoni i tij u mbyll dhe transmetimi i këtij momenti u ndërpre.

Fansat e reperit kanë reaguar menjëherë në rrjetin social Twitter duke shprehur pakënaqësitë ndaj producentëve dhe produksionit të “Grammy Awards”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN