MENU
klinika

Detajet

Goditen 4 grupe në Itali e Shqipëri, të arrestuarit në Vlorë

12.02.2019 - 12:05

Prokuroria e Krimeve të Rënda, Policia Shqiptare në bashkëpunim me policinë italiane kanë publikuar rezultatet e një operacioni ndërkombëtar të trafikut të drogës të koduar ‘Lulet e Pranverës’.

Operacioni ka goditur 4 grupe kriminale dhe është finalizuar me 27 të arrestuar, 21 prej të cilëve shqiptarë të arrestuar në të dyja anët e Adriatikut. Në videokonferencën e organizuar në Tiranë merrte pjesë edhe prokurori i Antimafias italiane, De Raho.

Mësohet se operacioni në Shqipëri është shtrirë në disa qytete, si në Durrës, Vlorë dhe në Lezhë. Në Vlorë janë arrestuar nga policia shqiptare 6 persona.

Në pranga kanë përfunduar Luka Beqiraj, Bilbil Kabello, Arbnor Hoxhaj, Denis Pashaj, Kujtim Elmazi dhe Kristian Llanaj.

Hetimet gjatë t dy vitesh kanë bërë të mundur që të identifikohen dhe kapen pjesëtarët e 4 grupeve kriminale italo-shqiptare me baza operative në provincën e Leçes dhe degë në rajonet e tjera italiane dhe të gjithë përgjegjës për trafik ndërkombëtar droge, posedim dhe futje në territor italian të armëve dhe municioneve ushtarake.