Menu

Sulmi kibernetik

Hakerohet rrjeti kompjuterik i Parlamentit Australian

10.02.2019 - 18:40

Autoritetet në Australi kanë thënë se janë duke hetuar një tentativë për të hakeruar rrjetin kompjuterik të parlamentit të këtij vendi.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Ligjvënësit kanë thënë që “nuk ka të dhëna” nese dikush ka vjedhur apo ka pasur qasje në informacione, mirëpo fjalëkalimet e politikanëve janë ndërruar si masë sigurie.

Ekspertët lokalë për siguri kibernetike kanë thënë se ka mundësi që hakimi ka tentuar të kryhet nga një shtet i huaj shkruan REL.

Kryeministri Australian, Scott Morrison ka thënë se ai nuk synon të komentojë në thelb për “burimin apo natyrën e kësaj çështjeje”.

sulm kibernetik-konica.al

Ai ka thënë se më tani nuk ka pretendime se agjencitë qeveritare janë shënjestruar.

Megjithatë, lideri opozitar, Bill Shorten e ka përshkruar incidentin si “thirrje për veprim”.

Qeveria e Australisë është përballur me një numër të sulmeve kibernetike në vjetët e fundit, derisa mediat lokale kanë bërë përgjegjëse Kinën për disa prej tyre.