MENU
klinika

Takimi me ambasadorin amerikan

Haradinaj: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë të pacënueshme

12.02.2019 - 16:20

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pati një takim me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

Gjate bashkëbisedimit u diskutua për intensifikimin e angazhimeve të përbashkëta me fokus fuqizimin e Kosovës në të gjitha aspektet.

kolana e librave

Haradinaj nëpërmjet një postimi në rrjetin Facebook, ka shkruar se Kosova mbetet e vendosur në ruajtjen e miqësisë me SHBA-në dhe sipas tij, marrëdhënia e tyre është e pacënueshme

“Kosova mbetet e vendosur në ruajtjen e miqësisë dhe përherë besnike ndaj aleatit të saj strategjik, SHBA-së. Në takim të rregullt pune me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, bashkëbiseduam për intensifikimin e angazhimeve të përbashkëta në fuqizimin e Kosovës në të gjitha aspektet dhe avancimin e agjendës euro-atlantike të vendit tonë. Marrëdhënia e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Amerikës është e pacenueshme, pa marrë parasysh dallimin eventual në opinione”, shkruan Kryeministri kosovar.