MENU
klinika

Veliu pjesë e sitës

Javën e ardhshme Policia në ‘ethe’, nis vetting-u

06.02.2019 - 16:50

Javën e ardhshme pritet të nisë puna për të vetuar 300 punonjësit e policisë me gradat më të larta duke nisur që nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu.

Këtë e bëri të ditur kryetarja e bordit përzgjedhës të kualifikimit Aida Shehi e ftuar në nënkomisioni për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për Vetting-un e Policisë. Sipas saj pas miratimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave të datës 23 janar të këtij viti, që i hapi rrugë përcaktimit të pagave për anëtarët e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit dhe Sekretariatit Teknik, këto dy komisione janë gati të nisin punë.

policia-konica.al

Duke iu përgjigjur interesit të deputetëve, lidhur me ecurinë e Vettingut në Polici, Shehi u shpreh se janë të gjitha kapacitetet për të realizuar me sukses këtë proçes.

Vetingu në polici ishtë një nismë e Ministrisë së Brendshme që synon pastrimin e Policisë nga punonjës të cilët kanë lidhje me krimin apo që nuk justifikojnë pasurinë e tyre, për të krijuar një trupë policore me integritet dhe të pacënueshme.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore