MENU
klinika

‘’Ballkan’s Gate’’

Katër filma të rinj shfaqen në Tiranë

01.02.2019 - 10:16

Katër filma të mbështetur nga Ministria e Kulturës, nga projekti ‘’Ballkan’s Gate’’ jepen në Tiranë. Xhirimet e këtyre filmave janë kryer në Shkodër.

Në qendrën “TEN” filmat premierë erdhën për të pranishmit të realizuar me regjisorë të huaj dhe me role aktorë shqiptarë, emra të njohur por dhe të rinj. Filmat janë pjesë e projektit kinematografik “Balkan’s Gate”, që është i mbështetur edhe nga Ministria e Kulturës.

Regjizorja e këtij projekti Ajola Daja shprehet se ky projekt zhvillohet për herë të dytë në Shqipëri.

 “Ky është edicioni i dytë që zhvillohet në Shqipëri dhe kemi edhe këtë vit mbështetjen nga Ministria e Kulturës. Por është mbështetur dhe nga Ambasada Amerikane, Ambasada Franceze si dhe OSCE”

Ky projekt pati si nismë dhe ia arriti të mbledhë së bashku artistë shqiptarë dhe të huaj për t’i paraqitur në Tiranë, për të shprehur mundësi të ndryshme të rinjve, kineastë të ndryshëm në botë, eksperienca dhe zhvillime të ndryshme kinematografike.

Si nismë ky është edicioni i dytë, por projekti dhe ideja ka nisur dhe është realizuar shumë më herët si pjesë e Festivalit të Filmit Ballkanik në Pogradec. Filmat trajtojnë tema të ndryshme por më e rëndësishmja është prodhimi mbi çështje sociale aktuale.

Për më shumë regjizorja Daja shprehet se: “Duke qenë se një film kushton shumë për t’u realizuar, ky projekt mund të ishte një mundësi shumë e mirë për t’iu dhënë mundësi të rinjve. Sikurse edhe vitin e kaluar, edhe këtë vit ne ishim serish pranë liqenit, të cilit nuk i vendosim dot kufi, duke i qëndruar filozofisë së projektit, bashkëpunim përtej kufijve”.

Filmat janë realizime nga regjisorë francezë, amerikanë, si dhe një regjisore italiane dhe iraniane. “Revirgination”, një komedi e zezë nga regjisoret italiane Elene Beatrice dhe Daniele Lince. “Revirgination” bën fjalë për procesin e virgjërimit, si një dhunë e madhe që ushtrohet ende ndaj gruas në shoqërinë tonë.

Filmi “Positive” (eksperimental) erdhi nga regjisorja iraniane Nasrin Golreyhan. Filmi shpreh  çështje kyçe  mbi abortin të drejtën dhe moralen.

Komedia “Bums” i regjisorit francez Antoine Neudin sjell personazhin e pashpresë të kohëve moderne, ai nuk mund dot të rikrijojë veten.

Si aktorë protagonistë Rita Gjeka, Anila Balla dhe të tjerë u bënë dhe pjesë e punës së këtij projekti që nisi në qytetin e Shkodrës.

Gjithashtu u zhvillua “Visual Story Telling Lab”, me regjisorin amerikan Nathanel Hansen, produkt i të cilit është dokumentari “Aktet e dhunës”.  “Aktet e dhunës” është pjesë e seksionit të Visual Storytelling Lab, një seksion i ri këtë vit dhe është realizuar nga studentët e gazetarisë që morën pjesë bashkë me mentorin amerikan Nathaniel Hansen. Dokumentari flet për dhunën e gruas dhe përballjes së këtij fenomeni tek perceptimet e studentëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit