Komedia “Testamenti i ri”, vepër shkruar nga autori francez Sacha Guitri, do të vijë për fundjavë për publikun korçar premierë në fundjavë në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë, në Parisin e vogël të kulturës.
Sacha Gitri ( 1885 -1957) ka qenë një aktor francez, drejtor, skenarist, shkrimtar dhe dramaturg. Autor i disa veprave në teatër dhe filma kinematografikë që më shumë se shkollimin kishte dramaturgjinë e tij e sidomos komedinë e tij brilante ‘’Testamenti i ri’’ që flet për ulje-ngritjet e meskinitetit të shoqërisë franceze të vititeve ’30 të shekullit të kaluar.
Kjo komedi do të ketë një kastë aktorësh të sprovuar dhe mjeshtërore për t’u shfaqur nën regjinë e Gëzim Kames, një regjizor i sprovuar dhe me përvojë të gjatë si në kinematografi dhe teatër. Kanë nisur provat për këtë premierë në këtë teatër.
Në role vijnë Viktor Zhusti, Yllka Mujo, Guri Koço, Zamira Kita, Sotiraq Bratko, Kristan Koroveshi, Ilda Pepi dhe Lola Meta. Skenografia e kësaj premiere do të vijë nga Bashkim Zahaj.
Viktor Zhusti dhe Yllka Mujo do të jenë në rolet kryesore vijnë si një nga çiftet e veprës “Testamenti i ri”. Yllka Mujo rikthehet në Korçë për herë të dytë pas komedisë “Tetë femrat”, si dhe Viktor Zhusti që është për herë të parë në Korçë me një bashkëpunim teatror.
Zamira Kita dhe Guri Koço sërish vijnë si një nga çiftet në komedi, Sotiraq Bratko vjen si shërbëtori, Kristian Koroveshi në rolin e djalit dhe Ilda Pepi e Lola Meta në rolet e tjera.
Drejtoresha e Teatrit për këtë shfaqje shprehet se: “Është hera e tretë, që ne bashkëpunojmë me regjisorin Gëzim Kame që ka punuar dhe dy vepra të tjera të autorëve shqiptarë në Korçë, dhe për ne është kënaqësi që i kemi bërë. Janë vepra të autorëve Teodor Laço dhe Kiço Blushi. Kemi pasur të ftuar aktorë nga Tirana si Roland Trebicka, Rajmonda Bulku, etj, por ky rikthim i Kames me një vepër franceze na bën që të kemi një tjetër lloj komedi këtë herë në skenën e teatrit, që sigurisht ka sharmin e humorit shumë fin dhe me elegancë, larg banaliteti dhe vulgaritetit.”
Kjo vepër është përzgjedhur nga Gëzim Kame për veçantinë e saj ku ka shumësi situatash që ngjallin humor, një vepër aktuale që paraqet marrëdhëniet njerëzore brenda një familjeje sa dhe një shumësi karakteresh të spikatura.
Tema e kësaj shfaqjeje është më aktuale se kurrë për mënyrën sesi autorja e ka ndërtuar atë nëpërmjet hipokrizisë që do të shfaqet për një testament që rrethrrotullon situatë intrigash sa absurdi, grotesku sa humor të hollë dhe fin nëpërmjet kastës së aktorëve.
Tema kryesore është e mpleksur nëpërmjet njerëzve në tradhtinë e familjarëve në martesë. Inskenimet e dashurive të fshehta shfaqen pafund. Nga një testament i shkruar dhe nga një doktor do të shfaqen çifti që sa do të afrohet nxjerr në pah të errtën e tij, nxjerrin krye ato të fshehta që duhet të ishin zhdukur, por që shfaqen natyrshëm si vetë testamenti.
Martesa me tradhëti që do të mbajë dy njerëz bashkë në një shoqëri të emancipuar e plot finesë në sjelljet e saj. Midis detyrimit dhe dëshirës dalin në pah udhëkryeqi i normave që duhet të kenë njerëzit që për arsye kanë lidhur një marrëdhënie së bashku.
Do të dalë në pah shoqëria franceze e emancipuar e fillimeve të viteve ’30 në shekullin e 20 sa dhe shoqëria jonë e sotme që në sipërfaqen e dashurisë fsheh hipokrizinë dhe pengun e ngeljes së vetëhipokrizisë së njerëzve.
Tematika ngjit edhe për shoqërinë tonë ku më shumë se ndjenja shikohet se nuk mund të largohen pre diçka që në një farë mënyre nuk i duan, dhe kjo shfaqje e shfaq këtë mesazh. Meskinitetet kanë ngelur peng i këtyre marrëdhënie bashkëkohore që nuk duan t’i lëshojnë. Në shfaqje do të dalin në pah flirte, marrëdhënie të fshehura, lidhje paralele komplikuese, antimoral për të mbajtur sadopak moral në njeriun e fshehtë.
Drejtoreshë e teatrit njëkohësisht dhe aktore në vepër Zamira Kita tregon se në skenë do të vijë premierë një komedi e veçantë, por me një temë aktuale.
Një mjek që shkruan një testament të ri për noterin e tij. Marrëdhëniet midis doktor Marcelin dhe Lucie do të krisen. Lucie mashtron burrin e saj pesëdhjetëvjeçar, Doktor Marcelin. Ai falsifikon vdekjen e tij. Megjithëse doktori është në dijeni të pabesisë së gruas së tij, ai ka mësuar se ka një marrëdhënie midis nënës dhe vajzës së tij.
Ka disa arsye që e detyruan atë të modifikojë dispozitat e tij të mëparshme: zbulimin e pabesisë së gruas së tij. Një xhaketë që ikën sa andej këtej e fsheh një testament që shoqërohet në disa njerëz, disa mendime, disa marrëdhënie dhe disa interesa të ndryshme. Më në fund letra hapet dhe lexohet nga disa njerëz që nuk duhet ta lexonin. ‘Kutia e Pandorës’ në marrëdhënie shpërfaq plot situata që do të ofrojnë luhatjet e komedisë sa tragjedisë së vlerave.
Pra një testament mund të krijojë një burim të fortë prapaskenash të asaj që njerëzit mbajnë të fshehur për një kohë të gjatë në vete, marrëdhënie, tradhëti, hipokrizi, absurd, qeshje dhe qarje për disa marrëdhënie që nuk janë ashtu si duhen.
Me bindje se gruaja e tij po mashtron, mjeku e bën shoqëruesin e tij të besojë se ai është i vdekur, duke i lënë ata të zbulojnë një testament që zbulon disa sekrete të mëdha. Finesa në komedi shfaqet.
Në këtë situatë gruaja mëson se burri i saj ka një mësuese dhe është babai i një vajze që mund të jetë sekretari i ri i saj. Ajo mëson afera që nuk duhet t’i mësojë, dashuri që nuk duhet t’i dijë, marrëdhënie dhe origjina lidhjesh që nuk duhet t’i dinte. Ashtu si gruaja mësojnë dhe djali, gruaja gjëra të fshehta dhe meskine që nuk duhet t’i dinin po të njëjtën gjë mëson dhe burri nga gruaja e tij.
Marrëdhëniet ndihen të mashtruara, hipokrite, plot filtrime e dashuri të fshehta si nga një anë dhe nga ana tjetër, atë që e urrejnë më shumë janë të detyruar ta duan.
Një situatë absurdi që rrethrrotullohet në një skenë ku parodistët edhe duhet të qeshin me gjithë forcën edhe duhet të qajnë, një situatë kontradiksioni midis asaj që duan të jenë dhe asaj që janë, asaj që kanë qenë. Loja përfundon me një reflektim të zhgënjyer në komedinë njerëzore sipas autores.
Në një publikim në facebook aktori i mrekullueshëm Viktor Zhusti për shfaqjen shprehet se ‘’Jeni te mirëpritur për te ndarë ca të vërteta tronditese, nën tisin e nje humori fin! Çfarë nuk trillon ky autor. Madje, ka dhe paturpësinë të pohojë që: “Momentet më të mrekullueshme dhe me të shtrenjta të jetës, janë ato që i kemi vjedhur për të bërë gabime. E frikshme dhe e pa moralshme por, fatkeqësisht, e vërtetë”. Kulmi ! Çfarë shpifjeeee! Apo jo?’’’
Mos mungoni te teatri ‘’Andon Zako Çajupi’’. Një komedi me aktorë brilantë në aventurën e saj mbreslënëse po ju presin në fundjavë!
Nga Eugent Kllapi