MENU
klinika

Pavarësia e Kosovës

Koncerti që riktheu Elvana Gjatën, publikon foto

18.02.2019 - 20:05

Së bashku me violinistin e famshëm Olen Çezari, Elvana Gjata u bë pjesë e festimeve madhështore në Prishtinë për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Njëkohësisht, ky ishte koncerti i parë i këngëtares së famshme që pas ngjarjes së ndodhur në ish-Bllok, ku pjesë e saj ishte edhe i dashuri i saj.

Elvana u rikthye fuqishëm duke performuar një kolazh të përzgjedhur nga këngët e saj të mrekullueshme. Këngëtarja shpërndau ditën e sotme edhe foto nga koncerti në Prishtinë në llogarinë e saj të “Instagramit” ku është rikthyer aktive. Ajo nuk lë pa falënderuar edhe bashkëpunëtorët e saj në këtë koncert.

Ndërkohë, në një intervistë një ditë më parë, ajo paralajmëroi edhe projektin e ri muzikor, por pa dhënë detaje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN