MENU
klinika

Po shkatërrojnë ekuilibrin e kontinentit

Konfliktet Francë-Itali dhe rreziqet për Evropën

09.02.2019 - 14:48

Po ta përshkruani këtë konflikt aktual si krizën më të keqe mes Francës dhe Italisë që nga Lufta e Dytë Botërore, duket paksa një mbivlerësim.

Nuk është tamam si atëherë, kur trupat ishin gati të marshonin nëpër Alpe, siç bëri Musolini në vitin 1940.

Megjithatë, kur Franca tërhoqi ambasadorin e saj nga Roma këtë javë pasi zëvendëskryeministri i Italisë, Luigi Di Maio, kishte takuar një grup protestuesish francezë, dukej sikur politika evropiane kishte marrë një kthesë të rrezikshme.

Asnjë nga vendet evropiane nuk janë kulturalisht dhe historikisht më të ngjashëm se Franca dhe Italia. Ata janë anëtarë themelues të projektit evropian. Të dy vendet ngjasojnë për sa i ushqimit dhe modës.

Por, si arritën në këtë pikë?

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është dobësuar nga protestat e “Jelekverdhëve”, që kanë nisur që nga nëntori. Tani ai po përpiqet të bëjë një aleancë të demokratëve liberalë, përpara zgjedhjeve evropiane në maj.

Ndërkohë, Matteo Salvini, ministri i brendshëm dhe udhëheqësi i partisë së së djathtës ekstreme në Itali, kohët e fundit udhëtoi për në Poloni për të krijuar një aleancë me partinë qeverisëse “Ligj dhe Drejtësi” në Varshavë.

Ajo që është në rrezik këtu është ekuilibri politik i forcave brenda BE.

Meqënëse një koalicion i mbizotëruar në të djathtën mori pushtetin në Itali vitin e kaluar, marrëdhëniet me Francën nuk kanë qenë dhe aq të mira. Salvini-Di Maio kanë akuzuar shumë herë Macronin, së fundmi për migracionin dhe trashëgiminë koloniale të Francës.

Por acarimi i fundit ishte vizita e Di Maio në Francë për të takuar “jelekverdhët” në periferi të Parisit. Ajo erdhi pa paralajmërim, dhe pallati Elysee e sheh atë si mbështetje për protestën që po shkatërron stabilitetin e institucioneve franceze.

Salvini është gjithashtu një aleat i Marine Le Pen, partia kundërshtare e Macronit.

Ministria franceze e Punëve të Jashtme bëri ​​një deklaratë që synonte të shërbente si një kujtesë për diçka thelbësore në lidhje me projektin evropian, se bashkëjetesa dhe bashkëpunimi midis shteteve anëtare kërkon një shkallë minimale të qytetarisë dhe respektit për legjitimitetin demokratik të partnerëve. Nëse kjo do të ketë ndikimin e synuar në Romë mbetet për t’u parë.

Ky konflikt diplomatik franko-italiane nuk duhet të ekzagjerohet. Kjo nuk do të thotë se BE është gati të shpërbëhet.

Por situata tregon se ashtu si Brexit, edhe politikat e brendshme të polarizuara dhe retorika e mbushur me urrejtje mund të shndërrohen lehtësisht në situata të acaruara dhe tensione midis kombeve që jo shumë kohë më parë kishin partneritet të fortë dhe miqësi. Ajo tregon brishtësinë e tokës në të cilën po ecim në Evropë sot.

Natalie Nougayrède është një kolumnist i Guardian