MENU
klinika

Detajet

Kontrollet ndaj gjytarëve të Dajtit, Aleks Nikolli ‘del i pastër’

15.02.2019 - 10:12

Në Tiranë, Sarandë, Vlorë dhe Shkodër, Policia e Shtetit organizoi këtë mëngjes një aksion në banesat e 3 gjyqtarëve që zbutën dënimin me burg të përjetshëm për Dritan Dajtin.

Masa u dha nga Gjykata e Krimeve të Rënda pasi tre gjyqtarët Petrit Aliaj, Skënder Damini dhe Aleks Nikolli dyshohen për korrupsion.

Dajti ishte dënuar për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009.

Kontrollet kanë nisur në orën 7:00 të ditës së premte. Deri tani, në banesën e gjyqtarit të Apelit Vlorë, Skënder Damini, në Farkë të Tiranës, janë gjetur 20 000 euro që janë sekuestruar nga policia, ndërkohë që vazhdojnë kontrollet.

Ndërsa sipas burimeve policore, nga kontrollet në banesën e gjyqtarit Aleks Nikolli nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Aktualisht, Prokuroria e Krimeve të Rënda po zhvillon verifikime pasi dyshon se këta 3 gjyqtarë kanë ushtruar korrupsion, por këto dyshime duhet të faktohen me prova shtesë.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore