Menu

Opinion

Kosova më mirë t’i kthejë serbët, se sa t’i jap (25%) territor Serbisë

10.02.2019 - 13:36

Nga Fadil Maloku

1. Opsioni i kthimit të serbëve në (qytetar lojal) favor të ruajtjes së tërësisë territoriale të Kosovës, si kalkulim; ekonomik, demografik e gjithsesi edhe politik, është opsion shumë më i leverdisshëm, se sa ideja e “korigjimit” që është inicuar nga trojka Thaçi-Vuçiq-Rama.

2. Ja ca ad hoc argumente:

a) Së pari, shqiptarët janë aq të ndërgjegjshëm dhe të vetëdijshëm për pamundësinë e ekzistimit të shteteve të pastërta nacionale në hapësirën ballkanike, ku janë të përzier etnikisht të gjithë ngapak .

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

b) Ndërsa Kosova, edhe ashtu me 95% të pastërtisë etnike, nuk ka edhe aq shumë nevojë ta ndjekë këtë parim, të cilin e ka krijuar vetvetiu bioritmi natyror i natalitetit dhe mortalitetit gjatë gjithë historisë.

c) Kthimi i serbëve, i prejudikuar gjithnjë sipas kritereve të atyre që nuk kanë qenë të implikuar në krime dhe masakra, do të mundë t’ua hiqte nga dora disa qarqeve zyrtare të NATO-s dhe regjimit të Beogradit, argumentin për kinse mostolerancën ndëretnike, që janë duke treguar shqiptarët.

d) Shembullin krahasimtar, lidhur me një model të tillë kompromisi, e kemi në kornizën e ri-integrimit të qytetit të Vukovarit dhe Sllavonisë Lindore, në territorin e Kroacisë.

e) Me këso qasje dhe standardi evropian, e në fakt, tolerant nga ana e Qeverisë kosovare, do të mund të përfitonin shumë shtresat e ulëta të popullsisë, të cilat, dalëngadalë, siç po shihet, po i largohen vëmendjes së ndihmës nga faktori ndërkombëtar. Proces ky që i ka ndodhur edhe Bosnjës, deri para fillimit të luftës në Kosovë, Çeçenisë, Afganistanit, Sirisë, etj.

3. Korigjimet (lexo: copëtimin e territorit te Kosovës) eventuale do kishin efekte domino në tërë rajonin, si në Bosnjë e Maqedoni. Thënë si më thjesht, kjo nënkupton luftëra të reja në Ballkan…