MENU
klinika

Ankimoi zgjatjen e hetimeve

Krimet e Rënda marrin vendimin për Jaeld Çelën

14.02.2019 - 12:24

Pak ditë më parë ish-shefi i Policisë së Vlorës Jaeld Çela i dyshuar si garantor i grupit të Habilajve në trafikun e drogës ankimoi zgjatjen e afatit të fundit të prokurorisë, afat i cili përfundon në 18 shkurt.

Këtë kërkesë Çela e bëri nga arratia, ndërkohë që avokati i tij kërkoi kohë të njihet me provat.

Gjatë ditës së sotme, Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën e Çelës, duke mos e pranuar atë.

Ish-zyrtari i policisë është shpallur në kërkim bazuar në një masë sigurie “arrest në burg” në mungesë në nëntor 2017.

Sipas hetimeve, ish-drejtori i Policisë ka mbajtur në përdorim 3 numra telefoni, në të cilat rezulton se ka komunikuar me Florian Habilajn dhe Gentian Cekën, që është shoferi i ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.