MENU
klinika

Replikat

Kryemadhi-Gjonajt: Je kushërirë e Metës, por sqaro lidhjet e burrit me…

07.02.2019 - 11:06

Monika Kryemadhi i është drejtuar sot nga foltorja e Kuvendit Ministres së Drejtësisë, duke i thënë që të jetë shumë e kujdesshme në mesazhet apo telefonatat që ju çon gjyqtarëve.

Ajo është shprehur se derti më tani nuk e ka sulmuar për shkak të lidhjeve familjare që Ilir Meta ka me të, por sot i ka bërë disa pyetje duke kërkuar që Etilda Gjoni të sqarojë për publikun lidhjet e saj me disa person si dhe disa lidhje të bashkëshortit të saj.5

Fjala e Kryemadhit:

Kemi të bëjmë me fëmijë që janë jashtë çdo sistemi edukimi, por ajo që është më e rëndë është se si e mbulojmë apo justifikojmë për të mbrojtur policë të papërgjegjshëm, që nuk janë gjë tjetër se një segment i vazhdimit të kapjes së shtetit. Nuk më bën çudi për reagime nga teatri i kukullave të Ramës, se është e njëjta metodë, që gënjen se shqiptarët do ta besojnë.

U tallën shqiptarët me studentët e ekselencës që ishte bashkëshortja e drejtorit, ku ta nisësh e ta vazhdosh, me taksat e larta, me çmimet e larta, me njerëzit që ikin çdo ditë, apo më një kryeministër të papërgjegjshëm që për të rikuperuar paratë e humbura, shkon në vendet arabe për të lëvruar borxhet e falimentuara të tij dhe që andej i quan pedagogët qen.

Qeni për mendimin tim, është kafshë besnike, por ka nga ata qenë që nuk e dinë se çdo të thotë të kesh qen, sepse një kryeministër i cili përdor bashkëpunëtorët e tij qen për të kafshuar shokët e tyre e di shumë mirë se çdo të thotë qen. Ashtu si ministrat e Ramës që përfaqësojnë një sekt të caktuar kriminal për të mbrojtur lidhjen me krimin, nuk po merrem me MD se nuk është në sallë, por i bëj me dije se shantazhi për prokurorët është shkelje ligji se si shantazhin ajo punonjës të MD për të arrestuar.

Gabimisht ka futur edhe motrën e sekretares së përgjithshme, bashkëshortë deputetesh të PS, a e ka luftë personale, a e ka nga budallallëku, unë nuk e kam sulmuar se është kushërira e një lidhje familjare të Metës por i bëj me dije se nuk ka asnjë mënyre që mund ta mbrojë ministren Drejtësisë duke shantazhuar punonjësit e saj se ajo e di shumë mirë se korrupsionin e ka brenda në familje, tregoji shqiptareve është pushuar burri i saj nga Tatimet, lidhjet me Elvis Martinaj apo pika të tjera të basteve dhe cila është lodhja e saj me pjesëtarë të qeverisë, apo me avokatët e saj që ka në Kosovë, i them Etilda Gjonaj të jetë e kujdesshme ne telefona apo mesazhet që u con gjyqtarëve dhe prokurorëve.