MENU
klinika

Kinematografia

Laert Vasili, aktori që shkon me sukses në Berlin

08.02.2019 - 14:57

Pas dramës së suksesshme ‘Kreditorët’ të shfaqur në arTurbina dhe në Elbasan, aktori i mirënjohur Laert Vasili do të shkojë drejt Berlinit për premierën e filmi ‘’Mrekullia e detit Sargasso’’.

Në këtë film të regjizorit Syllas Tzoumerkas luan dhe laert vasili në rolin e një shqpiari, Grigorit, një shqiptari që akuzohet për vrasje. Biennalja e filmit në Berlin International Film Festival do të mbahet në datën 8-10 shkurt.

Sipas tij ku rol mban në supe një akuzë për vrasje. Grigori është një personazh i marrë nga jeta e vërtetë. Ai shprehet që regjizori i filmit ka marrë këtë personazh që është dhe shoku i tij i fëmijërisë. Të dy bashkë kanë qenë në shkollën fillore dhe në adolishencë. Në role të tjera në këtë film interpretojnë Angeliki Papoulia, Christos Passalis, Youla Boudali etj.

 

Ngjarjet e filmit zhvillohen në një qytet të vogël të Greqisë ku ndër të tjera jetojnë dhe dy gra të vetmuara që duan të largohen. Një ish police Elisabetha, dikur ambicioze e detyruar dhjetë vjet më parë ta lërë Athinën, ndërsa Rita motra e saj e qetë. Një vdekje do ktHEjë në qendër të vëmendjes së dy grave. Për këtë do të shfaqet një akuzë.

Sekretet e fshehura fillojnë të shfaqen. Në këtë situatë shfaqet roli i Grigorit që është shuëm i rëndësishëm në këtë histori. Ai vihet në qendër të vëmendjes. Paragjykimi dhe steriotipi ndaj shqiptarëve është për çdo ndodhi që ndodh në jetën e përditshme në Greqi.

Nëse ndodh diçka detyrimisht këtë e kanë bërë shqiptarët. Në këtë situatë është dhe Grigori. Filmi përfundon mirë, Grigori arrin t’i heqë paragjykimet ndaj tij, që ai nuk është autori i përdhunuesit.

Laert Vasili ka lindur në Delvinë më 1974. Ai është aktor, regjizor dhe përkthyes gjithashtu i veprave të ndryshme teatrore. Ka studiuar në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe u diplomua aty për Art Dramatik e Teatrit Kombëtar Grek në Athinë në 1997 dhe është i njohur në disa filma dhe si aktor teatri.

Ai ka qenë shumë aktiv si artist në Greqi dhe së fundmi në Shqipëri. Ka qenë aktiv për çështjen e Teatrit Kombëtar dhe për çështjen e aktorëve në përgjithësi në shumë debate publike. Ka marrë çmime të ndryshme në vitin 2005 si ‘’Regjizori më i mirë në Festivalin Ballkanik të Komedisë, më 2008 si ‘’Artit i Vitit’’, më 2013 në ‘Special Award për Corpus Christi në Athens Queer Theatre Award’ 2013, në vitin 2015 si Regjisori i Vitit nga LNPSHA – PEGASI 2015 dhe në 2018 International Theatre Festival Actor of Europe 2018.

Ai ka marrë pjesë në më shumë se 25 filma kinematografikë seriale, të shkurtër apo filmave me metrazh të gjatë. Në teatër gjithashtu ka qenë shumë aktiv në më shumë see 25 role ku i fundit ka qenë ai te shfaqia ”Kreditorët”. Ka përkthyer 12 vepra të huaja. Në shfaqjen e fundit ka performuar në një rol në mënyrë të shkëlqyer në krah të regjizores dhe aktorës së pjesës ‘’Kreditorët’’ Luli Hoxha.

Përgatiti Eugent Kllapi

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN