Gjatë ditës së premte, Safet Bajri është lejuar të dalë nga qelia e burgut për të përcjellë në banesën e fundit babain e tij.
Ky vendim për lirimin për 6 orë të Bajrit, 34-vjeçar i dënuar në Hollandë me 22 vite burg duket se “irrituar” mediat belge.
Media e njohur belge “hln” ka komentuar lejen që ju dha të fortit të Shkodrës. Ajo shkruan se sistemi i burgjeve shqiptare se i dha lejen Bajrit për të qenë pjesë e varrimit të babait.
“Shqiptari, i njohur edhe me pseudonimin Safet Rustemi dhe i lidhur me rreth dyzet vrasje, prostitucion dhe trafik droge u burgos në shtator të vitit të kaluar.
Në 10.20 të mëngjesit Bajri doli nga qelia për në banesën e tij në Shkodër.
Pas kësaj ai mori pjesë në ceremoninë e shoqëruar nga policia dhe forca te sigurise, e me pas Bajri u kthye në qelinë e tij, ku duhet të vuajë dënimin”, shkruan media belge.
Media belge gjithashtu e ka cilësuar masën e lirimit si një trajtim preferencial, i cili sipas saj tregon afërsinë e politikanëve shqiptarë me klane kriminale.