MENU
klinika

Reagimi i Luan Ramës

LSI denoncon: Ministria e Jashtme përdor shqiponjë të bardhë në flamurin kombëtar

10.02.2019 - 15:54

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka denoncuar sërish sot përdorimin e shqiponjës me ngjyrë të bardhë, në simbolin kombëtar të përdorur nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

Njësoj si në sallën e parlamentit të enjten, Rama përsëriti denoncimin e tij, duke e quajtur skandaloz dhe në shkelje të rëndë të kushtetutës, veprimin e institucionit të MEPJ.

Reagimi i plotë i Luan Ramës:

Skandal: Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, përdor shqiponjë të bardhë në flamurin kombëtar!
E kam denoncuar edhe më parë, e denoncova sërish në Kuvendin e Shqipërisë para deputetëve dhe ministrave të qeverisë, por askush nuk reagoi!
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, përdor shqiponjë të bardhë në flamurin kombëtar!

Akt skandaloz, veprim i turpshëm dhe fyerje e rëndë ndaj simboleve kombëtare, shkelje flagrante e Kushtetutës dhe e ligjit”, shkruan Rama