MENU
klinika

Letërsia shqiptare

Luljeta Lleshanaku, shkrimtarja që po korr çmime e vlerësime të reja

03.02.2019 - 12:08

“Ajo është një krijuese e talentuar e krahasimit… Ky mjet shfaqet shumë unik tek Lleshanaku. Është me rëndësi të theksojmë që ekziston rreziku, që ky mjet, mund të kthehet në zakon, por në përgjithësi krahasimet e Lleshanakut veprojnë më tepër si një akt skicimi, duke përcaktuar koordinata të saktë në një territor, që për në, për fat, mbetet i panjohur…” (W. N. Herbert, Poetry London).

Një shkrimtare e re po ngre veprat e saj në nivelin ndërkombëtar. Luljeta Lleshanaku hap pas hapi është mes 5 finalistëve për “PEN Amerika 2019”.

Lleshanaku po hyn në rekorde të reja letrare në botën perëndimore. Tashmë ajo është nga shkrimtaret më të vlerësuara dhe të sygjeruara në kalendaret letrare të rëndësishme botërore.

“Lleshanaku ka një talent trullosës në kapjen e shenjave të rrënimit tonë”, shkruan Nick Ripatrazone për “The Millions”.

Ajo është shumë e talentuar dhe po i korr çmimet për çdo event që konkurron, është në rrugë të mbarë për t’i dhënë artdashësve vlera, vlera këto që e ndihmojnë sa e vlerësojnë edhe imazhin e Shqipërisë.

“Hapësira negative” i Luljeta Lleshanakut vjen e përkthyer nga Ani Gjika, dhe e botuar nga Shtëpia botuese New Directions në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2018. Ajo më parë ka qenë e nominuar. Tashmë është zgjedhur në pesë librat finalistë. Autorja këto libra i ka shkruar në gjuhën angleze. Ky është libri i 5 i saj.

Shtëpia botuese i ka botuar në original “OMBRA GVG”: “Pothuajse dje” (2012) dhe “Homo antarcticus” (2015). Librat janë vlerësuar në Shqipëri me çmimet e “Panairit të Librit 2013”, “KULT 2013”, dhe “Albanian PEN 2016”.

Një përkthim brilant mendon kritika për përkthimin e librit të Lleshankut, “Negative space” nga Ani Gjika. Ky nuk është vlerësimi i parë i këtij lloji për përkthyesen Ani Gjika. Ajo është vlerësuar nga shtëpia botuese ‘Bloodaxe’ me çmim të parë ‘English PEN’ dhe me grant nga National Endowment for Arts në SHBA.

Libri “Negative space” tashmë është një nga më të rekomanduarit nga ‘Poetry Society në Angli’, ‘Poetry Society në Amerikë’, revista ‘World Literature Today’, etj.

Kush është Luljeta Lleshanaku?

Ajo lindi më 1968 në Elbasan. U rrit gjatë periudhës së sistemit komunist në Shqipëri, atë të regjimit totalitar. Është kjo një nga burimet e saj të pashtershëm të të shkruarit. Studioi në Universitetin e Tiranës. Ka punuar si redaktore e revistës ‘’Zëri i Rinisë’’, në gazetën Drita.

Tashmë ajo është një poete bashkëkohore. Stili i saj është një ndërthurje krijimi midis imagjinatës dhe realitetit. Shumë i preferuar si stil nga kritika kombëtare dhe sidomos ndërkombëtare që e ka pasur shpesh në qendër të vëmendjes.

Nga shtëpia botuese ‘Eurolindja’ në vitin 1996, merr çmimin për librin më të mirë të vitit, kurse në vitin 1999 ka marrë pjesë në International ‘Writers Program’ në Universitetin e Iowas. Katër botimet e saj të mëparshme janë:

‘’Fëmija i Natyrës’’ , New Directions Publishing, 2010; ‘’Haywire: New & Poems Selected’’, Bloodaxe Books, 2011; ‘’Hapësirë Negative’’ , Directions Neë Directions, 2018;  ‘’Pothuajse dje’’e botuar nga Shtëpia botuese, Ombra GVG; ‘’Homo antarcticus’’.

Bota e saj shprehëse ka rënë shpejt në sy të kritikës. Është vlerësuar nga shumë organizma dhe institucione si ‘’New York Times’’, ‘’The Guardian’’, ‘’ Poetry Nation Review’’, ‘’ Poetry London’’ etj.

Bota e thellë e mendimit të saj është vlerësuar me superlativa të ndryshme. shprehen për, ”thellësinë e mendimit”, ”ngritje uljet e shpirtit të saj fluturues në poezi”, ”poezi kumbuese”, thënie si ‘’poezi që i rezistojnë kohërave’’, ‘’krijuese e talentuar e krahasimit’’, ‘’Gjuha këtu, si në prozën e Gogolit’’. Në vlerësimet e shumta mund të përmendim një vlerësim pikant të saj:

“Përmbledhja e parë e poetes Luljeta Lleshanaku e botuar në Britani është një zbulim. Poezitë janë të pazakonta dhe kumbuese në këto përkthime, të mbushura me objekte dhe shpirtra, të transformuara në diçka flatruese, të ngjashme me metaforat e Shagallit… Gjuha këtu, si në prozën e Gogolit, është një mënyrë për të krijuar një jetë të re dhe një destinacion të ri, që të shpie përpara dhe jashtë kësaj bote gjysmë misterioze dhe ciklike.” (Sasha Dugdale, Poetry Nation Review).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!