MENU
klinika

Votohet djegia e mandateve

Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së, situatë e pazakontë para selisë blu

20.02.2019 - 17:41

Këshilli Kombëtar i PD ka vendosur unanimisht pro djegies së mandateve parlamentare nga deputetë e PD.

Burimet pranë selisë së PD-së, pohojnë këtë vendim. Nga ana tjetër në oborrin e selisë blu është krijuar një situatë e pazakontë.

Qindra mbështetës të PD-së të saj qëndrojnë në oborr duke lëshuar herë pas here thirrje pro Bashës.

situata e pazakonte ne pd-konica.al

Me propozim të kryetarit të PS-së Lulzim Basha, grupi parlamentar i tha ‘po’ djegies së mandateve parlamentare dhe tashmë vjen dhe vendimi përfundimtar nga Këshilli Kombëtar duke krijuar një rast të paprecendentë.

Prej së dielës kur Basha anoncoi propozimin e tij, ka zhvilluar një sërë takimesh si brenda forumeve të PD ashtu edhe me aleatë.
Ndërkohë dy ditët e fundit kanë qenë intensive në takimet me diplomatët e huaj.

Përfaqësuesit e BE dhe SHBA janë shprehur kundër vendimit të opozitës për djegien e mandateve.