Ditën e djeshme si rezulat i një mega-operacioni antidrogë i realizuar nga Guardia di Finanza në bashkëpunim me policinë shqiptare u shkatërruan 4 grupe kriminale dhe u arrestuan 27 persona.
Mediat italiane kanë publikuar fotot e të arrestuarve, shumica e të cilëve janë shqiptarë.
Gjithashtu si rezultat i hetimeve janë sekuestruar 9 tonë drogë.
Droga trafikohej nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera.
“Në kuadër të hetimeve janë ekzekutuar 26 operacione, ku janë sekuestruar rreth 8 tonë e gjysmë kanabis e 10 kilogramë kokainë e heroinë, si dhe mjaft armë e municione. Janë arrestuar në flagrancë 36 persona dhe janë vënë nën hetim të lirë 90 persona të tjerë”, tha Prokuroria.
Në kuadër të këtyre hetimeve, nga autoritetet shqiptare është regjistruar procedimi penal numër 274/ 2016 për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
Të arrestuarit në Shqipëri:
1.Denis Pashaj 33 vjeç
2- Kristjan Llanaj alias Nuredinaj 36 vjeç
3- Luka alias Kriols Beqiraj 32 vjeç
4- Arbnor Xhimaj alias Hoxhaj 34 vjeç
5- Bilal Kabello 34 vjeç
6- Kujtim Elmazi 58 vjeç
Të arrestuarit në Itali:
1- Dorian Alikaj 34 vjeç
2- Altin Avduramani 46 vjeç
3- Ajet Çepaj 50 vjeç
4- Klaudio Fani 34 vjeç
5- Artur Malo 35 vjeç
6- Raul Zenunaj 40 vjeç
7- Giancarlo Desimone
8- Gianfranco Conestabile
9- Salvadore Santoro
10- Francesco Tarantini
11- Giuseppe Vanatagiato