MENU
klinika

Konferenca e Sigurisë në Mynih

Merkel: Nuk na leverdis t’i shkëpusim lidhjet me Rusinë

16.02.2019 - 14:10

Kancelarja Angela Merkel i mbrojti përsëri marrëdhëniet e tregtisë së jashtme të Gjermanisë dhe lidhjet me Rusinë, duke u bërë thirrje udhëheqësve globalë të takohen në Mynih për të punuar së bashku për të trajtuar problemet e botës.

Merkel mbrojti planet për një tubacion të ri të gazit nga Rusia, që shumë evropianë e kanë kritikuar.

Trump ka akuzuar Gjermaninë se është një “rob” i Rusisë për shkak të varësisëndaj energjisë ruse, por Merkel argumentoi: “Edhe gjatë Luftës së Ftohtë kemi importuar sasi të mëdha të gazit rus, Rusia mbetet një partner”.

Gjatë një sesioni të pyetjeve dhe përgjigjeve, ajo shtoi se do të ishte gabim që Rusia të përjashtohej politikisht. “Gjeostrategjikisht, Evropa nuk mund të ketë interes në shkëputjen e të gjitha marrëdhënieve me Rusinë”.

Foto e marrë nga Bloomberg

Merkel bëri thirrje për bashkëpunim global në një sërë çështjesh që nga ballafaqimi me Iranin deri tek parandalimi i një krizë tjetër emigrantësh.

Ndërsa kancelari pohoi rëndësinë e NATO-s si një aleancë, ajo theksoi se ishte e nevojshme një qasje holistike, që përqafonte realitetet ekonomike dhe politike, si dhe ato ushtarake.

“Ne kemi nevojë për NATO-n si një spirancë stabiliteti në një det të trazuar. Ne kemi nevojë për atë si një bashkësi vlerash të përbashkëta. Nuk duhet të harrojmë kurrë se NATO nuk ishte themeluar vetëm si një aleancë ushtarake, por si një aleancë e kombeve që ndajnë vlerat; që ndajnë të njëjtat vlera sa i përket të drejtave të njeriut, sa i përket demokracisë; udhëzimet që ne të gjithë ndajnë. ”

Foto e marrë nga Japan Times

Merkel u përqendrua disa herë gjatë fjalimit tek SHBA, duke vënë në pikëpyetje tërheqjejen e shpejtë nga Siria dhe Afganistani dhe nocionin se eksportet e makinave gjermane përfaqësuan një kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA. Ajo theksoi se fabrika më e madhe BMW e makinave është në SHBA, jo në Bavari.

Konferenca tre-ditore në kryeqytetin bavarez filloi të premten, me rreth 30 krerë shtetesh të pranishëm. Delegatët u vendosën të diskutojnë marrëdhëniet transatlantike, tensionet midis Rusisë dhe Perëndimit dhe konfliktet në Lindjen e Mesme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Letra e ambasadorit amerikan në Berlin

Gazsjellësi Nord Stream 2/ SHBA kërcënon Gjermaninë

Vizita e Merkelit në Vilnius

Do t’i mbrojë Gjermania baltikët?