MENU
klinika

Vjedhja në Pashaliman

Ministria kërkoi shkarkimin e gjeneralit, Meta: Ekipi po punon, por…

09.02.2019 - 19:49

Gjatë intervistës së tij për “Zërin e Amerikës”, presidenti Meta ka komentuar edhe vjedhjen në bazën e Pashalimanit.

Ministria kërkoi shkarkimin e gjeneral Ylber Dogjanit, por Meta bëri me dije se ende nuk ka marrë një vendim për këtë.

“Nuk kam pasur mundësi të marrë ndonjë vendim, për arsye se edhe nuk kam qenë në zyrë gjatë kësaj kohe, por megjithatë ekipi im po punon, por njëkohësisht na duhet të kemi një vlerësim më të plotë dhe më shterues për rastin në fjalë, pasi kemi edhe pretendimet nga ana e komandantit të Forcave Detare, i cili pretendon që ka paralajmëruar për pasojat apo rreziqet e një fenomeni të tillë, ka kërkuar të merren disa masa.

Ne kemi kërkuar të shohim edhe vlerësimin e ministrisë, të inspektimit që është bërë dhe do të marrim vendimin më të drejtë dhe do ta bëjmë publik në mënyrën më transparente” tha kreu i shtetit për Zërin e Amerikës.

“Përgëzime të përzemërta për liderin e PD-së!“

Lirimi i Sali Berishës, reagon nga qelia Ilir Meta

Vrasja e 14-vjeçarit që tronditi opinion publik

Karamuço: Mjeku bëri mrekulli me fëmijën e dytë…

Kush janë zyrtarët e tjerë që iu bashkuan presidentëve

Joe Biden dhe Donald Trump dy orë takim kokë më kokë