MENU
klinika

Disfatat

Momentet më të hidhura të yjeve të sportit

08.02.2019 - 16:16

Sporti në vetvete ka sakrifica të zakonshme. Për t’u ngjitur në majë, duhet të privohesh nga shumë gjëra, por edhe të kalofsh momente të vështira, sidomos ato që kanë lidhje me dëmtimin.

Edhe lojtarët legjendarë, që njihen për karrierat e tyre të mrekullueshme, kanë pasur disa ditë të këqija, të cilat do të mbesin gjithmonë në mendjen e tifozëve të tyre si ditë të zeza.

Më poshtë po rendisim disa nga yjet e sportit që kanë kaluar situate shumë të vështira, madje një pjesë kanë menduar edhe të tërhiqen, por më pas janë rikthyer edhe më të fortë.

RAFAEL NADAL – Në moshën 19-vjeçare, ai e përjetoi momentin më të keq të karrierës së tij, në Buenos Aires. Ai u mposht në të tri setet nga Gaston Gaudio, (6-0, 6-0 dhe 6-1).

Nadal Rafael
Nadal Rafael

Disa vite më vonë, Nadali e kujtoi atë ditë, duke thënë: “Praktikisht, sukseset e mia si tenist filluan pas humbjes kundër Gastonit, kështu që kujtimi i atij turneu është i paharrueshëm”. Po atë vit, Nadali e fitoi trofeun Roland Garros.

ROGER FEDERER – Dita kur David Nalbandian e mposhti zviceranin në Monte Carlo, me sete 6-1 dhe 6-2, dhe dita kur Nadal e mposhti në finalen Rolan Garros në vitin 2008, 6-1, 6-3 dhe 6-0, janë dy momentet më të këqija në karrierën e Federer.

MIKE TYSON – Ndeshja të cilin Tysoni e humbi kundër Buster Douglas, në shkurt të vitit 1990, njihet si njëra ndër surprizat më të mëdha në historinë e sportit.

Tyson ishte i pamposhtur në 37 duele dhe parashikimet që Tysoni do ta fitonte këtë sfidë ishin 42-1. Douglas e nokautoi Tysonin në raundin e dhjetë.

Mike Tyson
Mike Tyson

BRAZILI – Disfata me rezultat 7:1 në shtëpi, që Gjermania ia shkaktoi Brazilit ishte një ndër momentet më të këqija në historinë e futbollit të ekipeve kombëtare.

Brazili ishte mikpritës i Kupës së Botës në vitin 2014, por u mposht nga Gjermania, që u shpall kampione.

USAIN BOLT – Në momentin më të keq të karrierës së tij të jashtëzakonshme, atleti legjendar u mposht nga tre amerikanë, Tyson Gray, Xavier Carter dhe Ëallace Spearmon, në Grand Prix të Londrës, kur ishte vetëm 20-vjeçar.

MICHAEL PHELPS – Në Londër, Phelps nuk arriti të zinte asnjë vend në podiumin për notarët më të mirë në 400 metra, në stilin e lirë.

Ai e pësoi disfatën e parë në Lojërat Olimpike, pas tetë vjetëve, kur përfundoi në vendin e katërt. Kjo ishte hera e parë që ai nuk ishte në podium e medalistëve, që nga Lojërat Olimpike të vitit 2000, që u mbajtën Sydney.

REAL MADRID E BARCELONA – Disfatën më të keqe në histori, Real Madrid e pësoi nga Espanyol, në vitin 1930, kur u mposht me rezultat 8:1.

Një vit më vonë, Barcelona e përjetoi humbjen më të thellë në histori të klubit, kur u  mposht 12:1 nga Athletic Bilbao.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN