04.02.2019 - 08:56
Edhe gjatë ditës së sotme, moti në vendin tonë do të vijojë të jetë i paqendrueshëm.
Pjesa e parë e ditës do të jetë me vranësira dhe më pas me reshje e shiu dhe bore.
Meteoalb bën me dije se pasditja dhe mbrëmja do të mbeten me vranësira në Jug dhe Qendër të territorit.
Era do të fryjë me shpejtësi 30-35 km/h.
Në det, dallgëzimi do të shkojë deri në 2-3 ballë.
Temperaturat e ajrit janë ulur në mëngjes por rënie sjell dhe mesdita duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -1 në 14 gradë.