Dita e fundit e javës në vendin tonë do të shoqërohet me reshje të dobëta.
Nesër në qarqet Shkodër dhe Kukës priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare; në zona të kufizuara, reshjet do të jenë edhe në formë shtrëngate, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre). Në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje të dobëta, kurse në qarqet e tjera nuk priten reshje
TEMPERATURAT
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 15 / 18 °C
në vendet e ulëta: 13 / 20 °C
në vendet malore: 5 / 14 °C
ERA
Nesër era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente të shkurtra deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe në pjesën perëndimore të territorit.