MENU
klinika

Projekti

Nis ‘Lufta e Ftohtë’ për prodhimin e… baterive!

23.02.2019 - 10:33

Ministri francez i Ekonomisë dhe Financave, Bruno Le Maire njoftoi në Varshavë se Polonia do t’i bashkohet Francës dhe Gjermanisë në një aleancë europiane që synon të zhvillojë prodhimin e baterive elektrike.

Kjo iniciativë hyn në një përpjekje të gjerë për të krijuar një strategji të re europiane për një industri të fuqishme, të pavarur, autonome, mes Kinës dhe SHBA-së”, shpjegoi ai gjatë një konference për shtyp bashkë me ministren polake të Sipërmarrjes dhe Teknologjisë, Jadwiga Emilewicz.

Ai theksoi rëndësisnë që Franca i jep përforcimit të bashkëpunimit ekonomike, financiar dhe teknologjik me Poloninë.

Në kontekstin e Brexit, Polonia po bëhet një komb strategjik për të ardhmen e prodhimit europian.