MENU
klinika

Ansambli i këngëve dhe valleve

Nisma ‘’Edukim nëpërmjet artit’’ vazhdon nëpër shkolla

10.02.2019 - 10:40

Një ngjarje shumë e këndshme për të gjithë ka ndodhur në ambientet e shkollës 9-vjeçare ‘’Fan Noli’’. 

Në kuadër të projektit ‘’Edukimi përmes Artit’’  të inicuar nga ministria e Kulturës, aktivitetet artistike të artistëve të Ansamblit Popullor kanë vazhduar në shkollën 9-vjeçare ‘’Fan Noli’’. Në frymën e grupit të ansambli u kënduan dhe u kërcyen shumë këngë të traditës shqiptare nga zona të ndryshme të Shqipërisë.

Kjo trupë përbërëse e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit nëpërmjet veprimtarive të saj artistike synon që të përcjellë artin e kulturën në brezat e rinj si dhe të argëtojë me këto evenimente kaq të dëshirueshme për të gjithë.

Në këtë shfaqje të hapur në ambientet e jashtme të shkollës ‘’Fan Noli’’ ansambli interpretoi këngë dhe valle të ndryshme shumë të bukura nga treva të ndryshme të Shqipërisë si Vallen e Fajës, Vallen e Skraparit, Vallen e Shupalit, Kolazh me këngë të ndryshme të Shqipërisë së Mesme etj.

Në këtë situatë të këndshme për të gjithë nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, vrulli i muzikës bashkoi ansamblin, nxënësit e shkollës duke kërcyer bashkë në këtë aktivitet.

Ky aktivitet i larmishëm është një nismë që duhet përcjellë dhe duhet promovuar në shumë ambiente të rinjsh që të japin sa më shumë nga vlerat autentike të kulturës shqiptare që po zbehet dita ditës.

Këto evente janë një shtysë e madhe për të ruajtur dhe zhvilluar origjinalitetin e vlerave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I papërsëritshëm, njëlloj si e motra

Zërin unik që nuk ngjet me askënd, dhe me CD nëpër botë


Poezi nga Ismail Kadare

Në kohën kur të desha!

“La Traviata”, 82 vite më parë

Opera e parë që u vu në skenën shqiptare

“Në kufi, një berberhane dhe një dyqan veshjesh…”

Rregullat e rrepta për turistët që hynin në Shqipëri

Si u fut në industri me zërin e mrekullueshëm

13 vjet nga vdekja e Amy Winehouse