06.02.2019 - 23:08
Ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar do të jetë e veçantë. Pas 30 vjetësh, në eventin më të rëndësishëm për kinematografinë nuk do të ketë prezantues!
ABC Entertainment, që do transmetojë ceremoninë e Akademisë, tha se do të vendosë në pah të famshmit që prezantojnë dhe i japin trofetë fituesve.
Në dhjetor 2018, komediani Kevin Hart hoqi dorë nga roli që iu dha pas polemikave mbi komentet e tij homofobike në rrjetin social “Twitter”.
Ai tha se nuk donte të ishte një shqetësim për Akademinë e Filmit dhe se i vinte keq që lëndoi njerëzit me komentet e tij.