MENU
klinika

Kujdes nëse keni këto shenja!

Përdorni krem apo xhel për qetësimin e dhimbjeve lokale?

04.02.2019 - 15:44

Qetësuesit lokal të dhimbjeve mund të shkaktojnë djegie.

Nëse keni ndjerë ndonjëherë një lehtësim dhimbjeje nga një krem, xhel ose produkt tjetër që aplikohet në lëkurë, në një muskul të lënduar ose gjymtyrë, ju jeni njohur me ndjesinë e ngrohtësisë ose ftohtësisë që vjen menjëherë.

Por, nëse në vend të kësaj përjetoni dhimbje të zjarrtë ose diegie të lëkurës, duhet menjëherë të kërkoni kujdes mjekësor.

Ndonëse rrallë herë, lehtësuesit e dhimbjeve lokale kanë shkaktuar djegie kimike të lehta dhe të ashpra me përdorimin e tyre.

Qetësuesit lokal të dhimbjeve përfshijnë kremra, xhel apo vajra të ndryshëm. Në shumë raste, djegiet ku produkti është aplikuar kanë ndodhur pas vetëm një aplikacioni, me djegie të rënda ose me shpërthime që ndodhin brenda 24 orëve. Disa kishin komplikime serioze dhe kanë kërkuar shtrim në spital.

Nuk ka asnjë mënyrë për të parashikuar se kush do të ketë këtë lloj reagimi ndaj një lehtësuesi të dhimbjeve për muskujt dhe nyjet.

Këta qetësues përmbajnë përbërësit aktivë mentol, salicilate metil dhe kapsaicin, substanca të cilat mund të shkaktojnë efekte anësore.

Përbërësit si mente, metil salicilate dhe kapsaicin krijojnë ndjesi të ngrohtësisë lokale ose freski, por nuk duhet të djegin.

Sipas të dhënave në dispozicion, shumica e djegjeve më të rënda kanë ndodhur me përdorimin e një produktinë kombinim me mentol ose mentol dhe metil salicilate.

Shumica e këtyre rasteve përfshijnë produkte që përmbajnë përqëndrime më të larta të mentolit dhe metil salicilatit (më shumë se 3% mentol ose 10% metil salicilate).

Çfarë të bëni dhe çfarë jo

Disa këshilla për konsumatorët që përdorin lehtësues lokal për muskujt dhe përbahkët dhimbje gjymtyrësh:

Mos i përdorni këto produkte në lëkurë të dëmtuar ose të irrituar;
Mos aplikoni fashat në zonën ku keni aplikuar një xhel apo krem qetësues;
Mos aplikoni ngrohje me shishe me ujë të nxehtë. Duke bërë kështu rrit rrezikun e djegieve të rënda;
Mos lejoni që këto produkte të kenë kontakt me sytë dhe mukozën (të tilla si lëkura brenda hundës, gojës ose organeve gjenitale).

Është normale që këto produkte të prodhojnë një ndjesi ngrohjeje ose ftohjeje ku i keni aplikuar. Por, nëse ndjeni dhimbjen pas aplikimit të tyre, tregoni kujdes për shenja djegie. Nëse shihni ndonjë nga këto shenja, ndërprisni përdorimin e produktit dhe kërkoni kujdes mjekësor.

Nëse keni ndonjë shqetësim në lidhje me përdorimin e njërit prej këtyre produkteve, bisedoni me një mjek përpara se ta përdorni.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN