MENU
klinika

Parashikimi

Përkeqësohet moti/ Situatë alarmante në det, ç’pritet të ndodhë?

09.02.2019 - 17:27

Përkeqësim i motit është njoftuar nga Drejtoria e Përgjithshme detare. Ky përkeqësim i motit pritet të shoqërohet me trazira në det.

Moti në det sërish përkeqësohet gjatë ditës së nesërme dhe sidomos ditën e hënë.

Një thirrje për kujdes ka lëshuar Drejtoria e Përgjithshme detare për lundërtarët dhe pronarët e mjeteve detare, si edhe për operatorët në portet e Shqipërisë.

kolana e librave

Drejtoria bën thirrje për kujdes dhe kujton se ditën e hënë, me 11 shkurt 2019, bregdeti do të përfshihet nga erëra me shpejtësi deri 60 kilometra në orë, nga drejtimi Jug-Jug Perëndim.

Forca e detit do të jetë 7 shkalla Boufort, në det të hapur.

Të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë të marrin masa për sigurimin e mjeteve në porte dhe të rritet shkalla e gatishmërisë.