MENU
klinika

Zhak Prever

Poeti me zemër të madhe që i këndoi dashurisë

04.02.2019 - 13:06

“Dashuria është shpëtimi i vetëm i botës”, – beson Preveri

Zhak Prever, një nga poetët më të dashur për të rinjtë e të gjitha kohërave. Një poet i cili theu barrierat e elitës dhe arriti ta bëjë veten të kuptohej nga të gjithë. Poeti i kompozimeve më të lexuara dhe të recituara në mbarë botën dhe shpeshherë i quajtur si muza e dashurisë. Për Preverin, Dashuria është shpëtimi i vetëm i botës: nuk është një dashuri e thjeshtë pa pengesa, por ajo e poetit është një dashuri e pasur me shumë aspekte, por gjithmonë e kërkuar.

Preveri përqafon poezinë, angazhim i një besnikërie absolute për një praktikë poetike që nuk njeh kufijtë e zhanreve dhe i thur lavde jetës. Të shprehesh për Preverin nënkupton të kapërcesh një poezi të folur, të kënduar, të shkruar, të filmuar, poetike – një poezi miqësie.

Zhak Preveri lindi më 4 shkurt 1900 në Nëj-syr-Sein. Babai i tij Andre Prever, bënte punë të ndryshme për të mbijetuar, kurse kritikun dramatik dhe kinematografik e bënte për kënaqësi, ku jo rrallëherë e merrte me vete të birin, Zhakun, në teatër dhe kinema. E ëma, Mari Klemons, nga ana tjetër e futi atë në lexim. Jeta e familjes Prever ndonjëherë është kaotike, madje e mjerueshme. Papunësia e të atit i detyron të zhvendosen shpesh.

Përkundër të gjithave, Zhak Prever ruan kujtime të lumtura nga fëmijëria, kujtime që do të brumosin njeriun dhe artistin që ai do të bëhet. Poeti nuk ishte një adhurues i shkollës, madje mund të themi se ajo e mërziste. Pasi brakstis shkollën dhe merret me punë të ndryshme, në 1920 Zhak Preveri mobilizohet dhe shkon për të kryer shërbimin e tij ushtarak.

Ka shkruar vargje pa fund, por ndër veprat e tij madhore mund të citojmë: “Fjalët” (1946), “Përralla për fëmijë jo shumë të zgjuar”, “Parisi natën”, “Shiu dhe koha e bukur”, “Fëmijët e parajsës”, “Gjethet e vjeshtës” etj.

Preveri ka qenë gjithmonë një nga ata poetë që komentojnë ngjarjet dhe janë të interesuar për atë çfarë ndodh në botë. Lufta është një temë që vjen rregullisht dhe që e trajton veçanërisht. Gjithsesi, Preveri mbetet shkrimtari i të djeshmes dhe të sotmes. Në apogje të renditjes së poetëve të preferuar të francezëve, në krye të shitjeve të koleksionit të poezive “Fjalët”, në krye të skenaristëve që shenjuan kinematografinë franceze, si dje dhe sot, Zhak Prever është një arstit gjithnjë i pranishëm në shpirtin e francezëve, si tek të mëdhenjtë, ashtu edhe tek të vegjëlit.

Arsyeja e popullaritetit të përjetshëm të poetit qëndron në thjeshtësinë e tij. Ai kombinon në mënyrë të përkryer aksesin me gjuhën e tij të njohur, duke e shpërqendruar lexuesin me fjalë dhe situata të paparashikuara. Preveri e harron karakterin konvencional të fjalës poetike nga shfaqja e fjalëve. Poezia e tij vazhdimisht ngrihet në lojra fjalësh, nga të cilat poeti shpalos efekte të papritura komike, humor të zi dhe dykuptimësi ose imazhe të pazakonta.

Megjithatë, arsyeja e vërtetë për suksesin e vazhdueshëm qëndron në bujarinë e autorit, i cili pa dashje mbron të dobëtit, emigrantët, fëmijët, gratë, madje edhe kafshët. Pas çdo poeme të Prevertit, ne zbulojmë një kërkim për drejtësi dhe njerëzim. Ai arrin të vërë gishtin në situata që janë ende relevante sot. Ishte ndoshta ky karakter i pavarur që e bëri atë një shkrimtar të njohur si dje dhe sot.

 

Këngë

Ç’ditë është

Gjithë ditët

Mikja ime

Gjithë jeta

E dashura ime

Ne duhemi jetojmë

Ne jetojmë ne duhemi

Dhe nuk dimë ç’është jeta

Ç’është dita

Dhe nuk dimë ç’është dashuria.

Kjo dashuri

Kjo dashuri

Kaq e vrullshme

Kaq e brishtë

Kaq e ndjeshme

Kaq e dëshpëruar

Kjo dashuri

E bukur si dita

Dhe e keqe si moti

Kur është i keq

Kjo dashuri

Kaq e bukur

Kaq e hareshme

Kaq mendjelehtë

Që dridhet nga frika si njfëmijë në terr

Dhe kaq e sigurt në vetvete

Si një burrë i qetë në mes të natës..

Një mosdashës i ideve të gatshme dhe formave të dominimit, Preveri është shumë më tepër se një poet. Shkrimtar, skenarist, lektor, ai jetoi si një pacifist rebel, një koleksionist i madh i fjalëve dhe imazheve, përpara kohës së tij.

Si pjesa më e madhe e poetëve më të rëndësishëm të atij shekulli, edhe ai kaloi përmes përvojës surrealiste, por u shkëput shpejt prej saj. U këndoi ngjarjeve të jetës së përditshme, njerëzve të thjeshtë, lirisë, dashurisë, lumturisë e bukurisë. Vargu i tij është i lirë, por nëpërmjet efektit burlesk të enumeracionit, përsëritjes e asonancave, përfiton ritëm e tingëllueshmëri, duke i dhënë poezisë së autorit një notë origjinale. Vdiq në vitin 1977.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


87 – vjetori i Dritëro Agollit

“Këtu s’do t’jem, do jem larguar”!

Nga Dorian Koçi

80 vjet pa Migjenin


Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!