MENU
klinika

Moto GP

Prezantohet Yamaha, Rossi: Optimist!

04.02.2019 - 15:04

Kur duhet edhe një muaj nga starti i kampionatit të Moto GP, sot është prezantuar motori i ri Yamaha, me të cilin piloti italian Valentino Rossi dhe shoku i tij i skuadrës, spanjolli Maverick Vinales, synojnë të ndalin dominimin e Honda-s.

Motori i ri është me ngjyrat zikaltër, ashtu si ato të Interit, skuadra e zemrës e pilotit italian, në kërkim të titullit të 10-të kampion në karrierën e tij.

Inxhinierët e Yamaha kanë punuar fort gjatë këtij dimri për të ndërtuar një motor më të shpejtë dhe të fuqishëm.

Kemi punuar shumë edhe tek elektronika, që ka qenë mangësi më parë tek ne. Unë shpresoj që testet e para sezonale në Sepang të na japin një sinjal inkurajues, në mënyrë që gjatë kohës së mbetur, deri në garën e parë sezonale, të kryejmë riparime të vogla”, – tha Rossi.

valentino rossi yamaha
valentino rossi yamaha

Jam optimist për këtë sezon. Bashkë me Vinales duam të bëjmë atë hap të madh që na ka penguar kohët e fundit. Kemi qenë të zhgënjyer nga rezultatet dy vitet e fundit, por nuk dorëzohemi.

I kemi përcjellë mekanikëve atë informacion që ka qenë i nevojshëm dhe besoj se ia kanë dalë mbanë. Jam i sigurtë që këtë sezon do të jemi në të njëjtin hap me Honda e Ducati”, – përfundoi Valentino Rossi.