MENU
klinika

Akuzat

Protesta/ U shoqërua në polici, çfarë ka ndodhur me Florenc Hoxhën?

17.02.2019 - 09:07

Mbrëmjen e djeshme, ish-kreu i Policisë Bashkiakem, Florenc Hoxha u shoqërua në polici.

Shoqërimin i tij erdhi pas përfundimit të protestës së opozitës, ku pati akte të shumta dhune.

Rezulton se Hoxha është filmuar nga shërbimet e policisë në protesë dhe akuzohet për thyerje të qetësisë publike dhe shkatërrim prone.

Mësohet se ai ndodhet ende në ambjentet e policisë së Tiranës, ku edhe është marrë në pyetje disa here për protestën e djeshme.

Gjithashtu bëhet me dije se për Hoxhën nuk është komunikuar ende asnjë masë arresti.

Kujtojmë këtu që numri i protestuesve të shoqëruar në polici ka shkuar në 40.