Gratë në Gjermani fituan të drejtën për të votuar në vitin 1918, por një shekull më vonë ato ende nuk gëzojnë përfaqësim të barabartë me gjininë tjetër. Megjithëse vendi udhëhiqet nga një grua, e cila ka shumë mundësi të pasohet nga një grua tjetër, më pak se një e treta e anëtarëve të Parlamentit federal, Bundestagut, janë femra.
Kjo është arsyeja pse figurat udhëheqëse nga të gjitha partitë kryesore gjermane tani po bëjnë thirrje për barazi në kuotat e politikanëve në Bundestag dhe në 16 parlamentet e nivelit shtetëror.
Shumica e njerëzve duan që të ketë përfaqësim të barabartë në organe. Dhe ky është një fillim i mirë.
Por ligjet e barazisë vijnë me një çmim shumë të lartë. Kjo do të dëmtonte lirinë e partive për të emëruar kandidatët e tyre më të mirë. Do të vendoste një parim diskriminues.
As kuotat, nuk do të bëjnë asgjë për të përmbysur shkaqet rrënjësore të pabarazisë gjinore në përfaqësimin politik. Mijëra vjet si shoqëri patriarkale ushtrojnë ndikimin e tyre në mijëra mënyra. Së pari, duhet t’i trajtojmë ato.
Për shembull, një faktor është një lloj paragjykimi i pavetëdijshëm. Shpesh, një zë mashkullor shpesh lidhet me autoritetin, ndërsa një zë femër ka më pak ndikim social. Shpesh kjo bëhet një problem për gratë. Kohët e fundit kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi se “për një grua, autoriteti komandues është diçka që ajo duhet të mësojë.” Margaret Thatcher iu nënshtrua një trajnimi të posaçëm për të ulur zërin e saj.
A mundet dikush të imagjinojë të kundërtën: një politikan mashkull që përpiqet të tingëllojë më shumë si një grua, sepse lufta e pushtetit e kërkon këtë? Shumë gra ndikohen nga këto dhe qëndrojnë larg politikës krejtësisht.
Në fakt, Gjermania po ecën mire në këtë aspekt. Gratë tashmë kanë përfaqësim proporcional më shumë në Bundestag sesa burrat, krahasuar me angazhimin e tyre politik. Pjesa e grave në grupin parlamentar të Social Demokratëve është 42 përqind, ndërsa tek të Gjelbrit ato jan shumicë.
Me fjalë të tjera, Gjermania nuk është gati të arrijë barazinë gjinore në politikë, por është duke ecur në këtë drejtim, dhe do të bëjë edhe më shumë përparime nëse trajtonfillimisht shkaqet që i bëjnë gratë të qëndrojnë larg politikës.
Nuk është e vështirë të imagjinohet një ditë kur grate të përbëjnë 70 përqind të Bundestagut…