MENU
klinika

Përsër nuk është dakord me BE

Pse Italia nuk e njeh Guaidon si lider të Venezuelës?

05.02.2019 - 19:40

Venezuela më e fundit: Pse Italia nuk e mbështet Juan Guaido si udhëheqës i përkohshëm?

Juan Guaido ka shpallur veten president të përkohshëm të Venezuelës, duke marrë pushtetin nga presidenti i tanishëm Nicolas Maduro, ndërsa qeveritë ndërkombëtare zyrtarisht e njohin atë. Por pse Italia nuk e mbështet Juan Guaido si udhëheqës i përkohshëm?

Juan Guaido është njohur zyrtarisht nga udhëheqësit ndërkombëtarë si Donald Trump dhe Theresa May. Të tjerë nuk kanë pranuar aq lehtë, përfshirë presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin turk, Tayyip Erdogan, të cilët mbështesin Maduron. Deri më sot janë 19 vende të Bashkimit Europian mes të cilave Spanja, Gjermania, Franca etj që pranojnë Juan Guaido si Presidentin e komanduar të Venezuelës të zgjedhur nga Asamblea Kombëtare deri në zgjedhjet e ardhshme të lira, të drejta e demokratike.

Ministrat e jashtëm të secilit prej 28 shteteve anëtare të BE u mblodhën në Bukuresht për të diskutuar dhënien e një deklarate nëse do të pranonin njëzëri Juan Guaido si President të përkohshëm.

Nëntë prej këtyre shteteve u bashkuan me SHBA në njohjen e Guaidos, por ministrat italianë nuk u pajtuan me mënyrën se si u formulua deklarata.

Shtetet anëtare të BE diskutuan mbi deklaratën pas skadimit të një ultimatumi pesë-ditor ndaj Nicolas Maduro duke i kërkuar atij të thërrasë zgjedhje demokratike në Venezuelë.

Qeveria italiane tha se do të refuzonte të njohë Presidentin pasi ai nuk ishte “zgjedhur nga populli”.

Kryetari i Parlamentit Europian, Antonio Tajani, ka zgjedhur një ditë më parë selinë e urdhrit të gazetarëve të huaj në Romë për të bërë publik vendimin e Bashkimit Europian duke u shprehur se e gjen të parpanueshme që Italia është në krah të Maduros.

Qeveria Conte ka dalë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme me një deklaratë zyrtare ku shprehet se “Italia mbështet dëshirën e popullit venezuelian për të arritur sa më shpejt në zgjedhjet e reja presidenciale të lira e transparente”, pa përmendur as Presidentin Maduro e as Juan Guaido.

Sipas mediave italiane, qeveria e Romës ka vendosur veton për mospublikimin dje të një rezolute të përbashkët të 28 vendeve europiane kundër regjimit të Maduros.

Ky qëndrim i qeverisë italiane ka çuar dhe në një çarje të brendshme mes koalicionit qeverisës. Krejt ndryshe e mendon Partia Lidhja dhe lideri i saj Matteo Salvini ka deklaruar se Italia nuk po bën një figurë jo të mirë me qëndrimin e saj ndaj çështjes Venezuela.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Apo kriza do të marrë fund?

Luftë së shpejti në Venezuelë?