MENU
klinika

Njoftimi i ARRSH

Devijohet qarkullimi Gjirokastër-Tepelenë

20.02.2019 - 08:44

Për shkak të punimeve të Bypass-it të jugut, trafiku i automjeteve do të pësojë një tjetër devijim.

Sipas njoftimit zyrtar të ARRSH, duke nisur nga sot “trafiku i automjeteve për rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë-Tiranë (Sh4) do të zhvendoset në qytet”.

?NJOFTIM I RËNDËSISHËM

??Prej datës 20 shkurt 2019, trafiku i automjeteve për rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë-Tiranë (Sh4), si shkak i punimeve për ndërtimin e Bypass-it të Jugut, do të zhvendoset në qytet.

?Kalimi i i automjeteve, do të vijojë sipas përcaktimit të kryer nga ARRSH dhe Bashkia Tepelenë, përgjatë gjithë aksit rrugor të markuar me vijat e verdha dhe sinjalizuese.

???Me këtë rast ju njoftojmë se çdo automjet i ndaluar, apo i parkuar përgjatë këtij aksi duhet të shmang qëndrimin, në rast të kundërt do të ndëshkohet sipas rregullave të Kodit Rrugor!