MENU
klinika

Projekte institucionale

Rrugëtimi në Mirditë, ministrja e Kulturës vazhdon dëgjesat

13.02.2019 - 12:37

Mirdita është e njohur për traditat e saj shekullore në shumë aspekte të fushën e kulturës. Pjesët e indetifikimit të identitetit kombëtar, të aspekteve antropologjike si dhe pjesë që lidhen me etnologjinë janë shumë të pasura në këtë zonë dhe shumë origjinale. Në një nga fushat e kulturës, atë të turizmit kulturor kanë filluar nisma të rëndësishme institucionale.

Në mikpritjen e kryetarit të bashkisë së Mirditës Ndrec Dedaj vazhdon programi për 100 fshatrat të ecë në nismat e saj nëpërmjet minsitres së Kulturës, Elva Margariti.

Nisma e saj në vazhdim është të shikojë, dëgjojë dhe të analizojë zhvillimin e strategjive kulturore në Mirditë.

Vëmendja spostohet në Rubik, ku u zhvillua një dëgjesë publike midis komunitetit dhe ministres së Kulturës Elva Margariti, e cila ka nisur mbarë punën e saj në projektimin dhe zhvillimin e nismës së ministrisë për rijetësimin e kulturës shqiptare. Ka nisur me një iniciativë të shëndetshme dhe një shumë ogure të mirë restaurimi të shumë objekteve kulturore në shumë krahina të rëndësishme të Shqipërisë.

Kësaj radhe dëgjesa është bërë në fshatin Katund të Vjetër. Rezultatet e para kanë filluar me skemat e mbështetjes nga AZHBR. Kjo zonë ka tiparet më të spikatura të kulturës autentike dhe të origjinalitetit të shumë elementëve dhe vlerave kombëtare. 

Zona e Mirditës në vitin 2018 sipas burimeve ka pasur 65 mijë vizitorë dhe janë marrë nisma për t’u zhvilluar bujtinat e para për të pritur dhe kënaqur vizitorët. Në vazhdën e programit u dëgjuan idetë, sugjerimet që lindin detyrimisht nga komuniteti në Katund  të Vjetër.

Në Katundit të Vjetër, ku një nga itineraret e prekshme mbetet hapja e shtigjeve që lidhin fshatin me Munellën, u shpjegua se përmes programit IPARD II dhe Skemës së Mbështetjes Kombëtare, qeveria mbështet fermerët dhe sipërmarrësit që duan të investojnë në sektorin rural.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN