MENU
klinika

VIDEO

Samiti i Dytë i Diasporës/ Shqiptarët “ftesë” aktorit Neeson: Do rrëmbehesh nga…

24.02.2019 - 11:12

Përmes një postimi në Facebook, ministri i Diasporës Pandeli Majko ka postuar një video ku shpërndahet një urim për të gjithë ata që do jenë pjesë e Samitit të dytë të Diasporës Shqiptare.

Samiti do të mbahet në datat 28 shkurt deri në 2 mars.

Në programin e samitit janë parashikuar realizimet e katër paneleve të diskutimit.

Në panelin e parë do të trajtohet tema: ” “Vota si e drejtë”, ndërsa fokusi i panelit të dytë do të jetë te ekonomia, ku do të trajtohet tema “Zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm – Vendlindja dhe Diaspora”.

Paneli i tretë do të ketë në fokus të diskutimit “Identitetin shqiptar”.

Në panelin e katërt me temë “ Ftesë nga shtëpia juaj”, do të analizohen aspekte të ndryshme të turizmit dhe agroturizmit.

Postimi i Majkos:

“Mirëserdhët në shtëpi. Një urim për ata që do të vijnë në Samitin e Dytë të Diasporës shqiptare dhe pas tij”